Përqafime, vllazërime por violina e Serbisë nuk ndryshon

Postuar në 26 Gusht, 2017 21:27

Në takimin informal të kryeministrave të rajonit në Durrës, që siç u tha ishte iniciativë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama nuk munguan përqafimet, buzqëeshjet, sportiviteti dhe fotot relaksuese të asaj që mund të quhet elita udhëheqëse e politikës së Ballkanit, ky hyjnë Edi Rama, Ana Brnabiç, Zoran Zaev,  Isa Mustafa, Denis Zvizdiç, dhe Dushko Markoviç. Është prezantuar si elita që do bëjë kapërcimin e madh, nga llogoret konservatore të nacionalizmit dhe protagonizmit ballkanik në fakktorët eeuropianizes dhe pajtues të popujve të rajonit.

Në këtë kontekts janë bërë disa hapa të rëndësishëm të imazhit, që ndjellin si të thuash një qasje me liberale në ballkan. Kështu kryemionistrja e Serbisë është deklaruar publikisht se është homoseksuale dhe tashmë konsiderohet se Beogradi e ka kapëcyer një kompleks të tillë që ka të bëjë me diskriminimin seksual.

Nga ana tjetër është Edi Rama që për nga stili mund të quhet atipik pasi del shpesh nga protokolli duke veshur atlete apo tuta, këto të fundit vetëm në mitingje elektorale brenda Shqipërisë. Kjo është ajo çka palët kujdesen të dalë në ekran, por në thelb hapat ecencialë  që mund të ndryshojnë vërtet historinë e rajonit janë të paktë ose thuajse zero. Serbia nuk lëviz nga instikami për të refuzuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, të cilën e  quan Kosovën pjesë të saj saj. Jo më larg se këtë të shtunë kryeministrja e Serbisë i ra të njëjtës violinë në Durrës, ndonëse theksoi se marrëdhëniet me Shqipërinë janë fantastike.

“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO nuk është axhendë mesa di unë dhe Serbia nuk mund të votojë. Nëse është në axhendë kjo çështje ose nëse do të jetë në axhendë, Serbia e kundërshton fortë këtë. Janë shumë arsye përse! E para Serbia nuk e njeh Kosovën si një shtet të pavarur, Kosova është pjesë e Serbisë dhe kjo është arsye e fortë pse nuk e mbështesim anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Ne kemi marrëdhënie fantastike me Shqipërinë që sa vijnë dhe po përmirësohen dita-ditës dhe unë shoh një të ardhme të ndritur për rajonin”-deklaroi Brnabiç në një intervistë për A 1 Report. http://shqiptarja.com/home/1/kryeministrja-e-serbis--kosova--sht--e-jona...

Për konkluzion vlen përgjigjia e Komisionerit Hahn kur u pyet sesi e shihte Brukseli konfliktin e fundit mes Serbisë dhe Maqedonisë.

“Megjithatë, duhet kuptuar se kjo nuk është diçka që i takon vetëm nivelit të udhëheqësve por është besim midis popujve, midis vendeve. Kësisoj unë pres që këto ngjarje të jenë ngjarje që i përkasin të kaluarës, në të ardhmen”

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.