Pas (pa)pastërtisë së ujit edhe siguria e munguar në plazhe

Postuar në 23 Korrik, 2017 16:57

Shoqata e Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike ka reaguar sot për situatën e sigurisë në plazhet shqiptare pas disa vdekjeve të ndodhura këto kohë mes pushuesve. 
Bëhesh objekt lajmi negative për ato që janë dhe ato që duan të vijnë, rrit pasigurinë. Ndjehet lëvizje e duhur vetëm kur ndodh diçka. Të veprohet para kohe. Aksidente do ketë, por kur vjen nga  mosmarrja e masave  ky është defekt i rëndë. Sa shtohen njerëzit duhet të shtohen edhe policët, të përforcohet policia”, shprehet për Tv Klan Rexhep Kasmi, anëtar i ATOA. 

http://tvklan.al/atoa-ne-plazhet-shqiptare-nuk-ka-siguri/
Ligjet janë në fuqi por askush nuk i zbaton. Rastet e vdekjeve thjesht sa vënë në dukje atë që ndodh në Shqipërinë turistike. Fundja edhe motoja e zgjedhur për të ftuar vizitorët: “Albania, go your on way”, tingëllon si ftesë drejt aventurave fatale. 

 

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

Eshte e vertete qe mungon niveli i sigurise dhe pastaj ndodhin edhe aksidente, te cilat kur media i permend disa here, krijojne imazhin e keq te Shqiperise dhe kjo mund te sjelle nje abandonim te plazheve shqiptare nga turistet e huaj!

Rritja e sigurise kerkon shpenzime! Mund te rritet propaganda neper media, sikur po rritet siguria, por aksidentet fatale ne te ardhmen do ta demantojne kete! Prandaj si detyre patriotike, mire do ishte qe mediat te mos raportonin cdo gje negative qe ndodh neper plazhet tona! Keshtu do krijohej pershtypja qe siguria eshte rritur dhe kjo indirekt do ishte nje reklame e mire per plazhet tona!

Mjafton te kujtojme kur mediat u turren kunder nje biznesmeni vjet, per te cilin pretendohej qe vrau me motorskaf nje turist rus! Ne fund gjykata i dha pafajsine, madje doli qe ai i kishte ardhur ne ndihme turistit qe ishte aksidentuar vete! Kurse imazhi qe krijuan mediat ishte teper ne dem te vetvetes! Biles nuk ishte as edhe e vertete! Dhe nuk u kujtua kush ne fund ti kerkonte falje biznesmenit per imazhin e keq qe i kishin krijuar ne menyre te padrejte! Prandaj duhet kujdes nga mediat! Jo vetem te mos deformojne te verteten ne dem te Shqiperise, por edhe ta fshehin ate ndonjehere ne funksion te interesave kombetare!

Submitted by Andreas (not verified) on

D.m.th. te genjejme ne emer te patriotizmit, me shpresen mbase e hane genjeshtren tone dhe vijne turiste pafund?!! Me shume nuanca rilindase duket kjo strategji per turizmin!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.