Liria për abuzim që sjell mungesa e sondazheve

Postuar në 08 Korrik, 2017 11:00

Kyriakos Mitsotakis është favorit për kryeministër të Greqisë duke thelluar distancën me kryeministrin aktual, të majitj Aleksis Tsipras. Kjo e dhënë sipas një sondazhi publikuar nga gazeta “Parapolitika” dhe cituar nga tabloidi “Protothema” që ka shikueshmëri të lartë në Greqi. 

Sipas këtij sondazhi Nea Demokratia qëndron në krye me 37%, Syriza me 22.2% dhe në vend të tretë vjen Agimi i Artë me 8.3%. 

Shumica e të anketuarve mendojnë se Mitsotakis është më i përshtatshëm për kryeministër dhe se si arsye kryesore për këtë qëndrim vlerësohet kontestimi i marrëveshjeve të qeverisë aktuale me BE-në. 

Greqia sigurisht është rast specifik, por nëse ka një gjë që mund të merret si shembull, është forca e sondazheve, besueshmëria e tyre dhe ndikimi që kanë për të paraprirë rezultatin përmes të dhënave paraprake. Për më tepër sondazhet japin një fotografim të situatës aktuale, në funksion të politikave të caktuara. Nga kjo pikëpamje, Tsipras po paguaj populizmin e vet dhe të politikave që vuri në veprim dhe këtu politika zhvillohet në logjikën e vet racionale. 
Nëse vijmë në Shqipëri, sondazhi si aktor kushëtzues dhe tregues real imsituatës mungon thuajse fare. Ndonëse ka ardhur në rritje dhe duke u faktorizuar në çdo proces elektoral, sondazhet nuk kanë besueshmëri dhe sulmohen nga politika me gjithfarë mjetesh. Këtu nuk po llogarisim raste përjashtimore siç është ndikimi i mediave sociale që ka çuar në dështim sondazhe edhe në ShBA, por faktin se sondazhi i mungon politikës dhe publikut si një e dhënë “neutrale” që vendos një standard të pranueshëm për të gjykuar. 

Çfarë prodhon ky moslexim dhe mosprezantim i realitetit? Prodhon atë politikë tinzare që e vendos publikun dhe qytetarët para një ndikimi dhe manipulimi nga politika, që e ka fushën bosh. Shpesh kryeministri aktual deklaron se “ne bëjmë sondazhet tona” dhe se ato madje I kanë dhënë saktësi parashikimi. Por këtu pyetja është se me cilat para, cilat kompani dhe cilat metoda bëhen këto sondime? Sa ndikojnë këto sondime në formulimin e prioriteteve dhe rishikimin programor? Nëse shohim fushatën e fundit, mund të themi se sondime të tilla duket se kanë gjeneruar një mendim të përgjithshëm për simpatinë ndaj kryeministrit dhe antipatinë për të tjerët. Këtu nuk kemi asnjë gjykim mbi politikat dhe nuk k apse të çuditemi kur menjëherë pas fitores elektorale qeveria të rinisë avazin e gjobave dhe të flasë me arrogancë se “taksat mirë janë se do bëjmë shtet”. 

Në një vend si Shqipëria sondazhi për çdo nismë është bërë domosdoshmëri për të vënë në tryezë edhe ndikikin që kanë ato për të mos lejuar mandej që protestat eventuale të trajtohen si “të blera”. Boshllëku aktual i lejon qeverisë që të bëjë si do me ligjin e mbetjeve dhe ështëo ky boshllëk në institucionalizimin e mendimit të qytetarëve që lejon që çdo kauzë të adoptohet nga parti politike duke mos hapur rrugë për aktorë të rinj. Është shumë e qartë se sondazhet kanë vlerën e tyre dhe do të bënin çdo qeveri me dhimbje koke. Më së paku do të kufizonin këtë arrogancë të padurueshme të një qeverie që krekoset mbi sundimin e një vendi që nuk reagon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.