Dëgjesa e parë e bashkëqeverisjes, sinjale të 18 Majit edhe pas shtatorit

Postuar në 05 Korrik, 2017 11:51

Fituesit e zgjedhjeve nuk e kanë marrë me ngut riformatimin e kabinetit qeverisës dhe as të ekipit ekzekutiv që do jetë në nivel drejtorish. Kryeministri e ka quajtur periudhë tranzitore deri në shtator kur përfundon mandati i qeverisë aktuale dhe ka paralajmëruar një tur dëgjesash me qytetarët. Jo vetë ai por edhe drejtuesit politik të Partisë do të marrin Ide të vlefshme për të bashkëqeverisur më mirë. Taulant Balla dha dje një sinjal se operacioni i parë do jetë në administratën publike.

"Në 25 Qershor ne fituam besimin e shqiptarëve dhe nuk do t'i zhgënjejmë ata. Tepsinë e byrekut do ta kthejmë përmbys, nuk ka më tepsi. Administrata do të jetë në bazë të meritës, në bazë të performancës; dhe kur flasim për meritë aty përmblidhen të gjitha."-deklaroi Balla gjatë një dëgjese në Elbasan. 

Shembujt e parë të emërimeve në entet shtetërore tregojnë se në praktikë operohet me një filozofi tërësisht të kundërt. Rikthimi i Ardian çelës në krye të OSHEE-së dhe Artan Lames në krye të ALUIZNI-t ka ndjekur vetëm kriteret politike që kanë të bëjnë me një përzgjedhja preferenciale të kryeministrit apo ministrave. Kjo pak bind se qeveria e ardhshme do jetë një qeveri e drejtë. 

Në këto muaj tranziti deri në shtator me shumë gjasë do të qeverisemi nga koalicioni PS-PD-LSI. Qëndrimi i maxhorancës po i shkon një qasje që buron nga marrëveshja e 18 Majit për një rithemelim të marrëdhënieve mes shumicës dhe opozitës. Jo më kot Edi Rama falenderoi Lulzim Bashën se vuri interesin e Shqipërisë mbi atë personal. 

Në këto ditë të vështira për qeverinë dhe opozitën, Lulzimit po i jep  oksigjen bonsensi i palës kundërshtare për të mos e anatemuar dhe për të lënë në qeveri 7 ministrat e opozitës. Edhe pas shtatorit konsensusi i marrëveshjes duket se do të reflektojë dashurinë PS-PD dhe përjashtimin e LSI-së. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.