Do ikë apo do hypë në varkën e Ramës?

Postuar në 26 Qershor, 2017 10:12

Partia Demokratike shënoi rezultatin më të dobët të histotrisë së saj, duke njohur fitore vetëm në Qarkun e Kukësit. Duhet thënë se PD ishte në pritje të një humbje, por jo në të tilla përmasa. Basha dështoi ta kthejë opozitën në një alternativë sfiduese kundrejt një qeverisje të keqe dhe një kryeministri arrogant. Përgjegjësitë e humbjes janë të lidershipit të PD-së dhe statuti e kërkon që Basha të japë dorëheqjen.

Skenari më i mundshëm është që Basha të respektojë statutin dhe të rifutet në garën për kreun, dhe në këtë mund ta ndihmojë një marrëveshje me Edi Ramën për të hyrë në një lloj bashkëqeverisje. Zërat kundër do të bëjnë shfaqjen e vet dhe domethënës do të jetë edhe qëndrimi i Sali Berishës. I pari që ka reaguar është ish-deputeti dhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës në një reagim pas daljes së rezultateve.

Reagimi:

Veçanërisht dramatike kjo humbje paraqitet për Partinë Demokratike e cila, me gjasa, e ka thelluar fundosjen që pësoi katër vjet më pare. Në rastin më të mirë, mbetet aty ku ka qenë, në fund të posit. Do të dalin shumë veta sot e në ditët në vazhdim, që do të shpallin se kjo humbje ishte e e pritshme dhe se ata e kanë parashikuar dhe paralajmëruar me kohë. Në gjendjen e sotme, kjo lloj largpamesie nuk ka më asnjë rëndësi. Siç nuk ka asnjë rendësi që ne demokratët t’i biem kokës me grushte e të vajtojmë disfatën. Prandaj edhe shkundja e Partisë Demokratike duhet të fillojë nga dorëheqja e tij e menjëhershme nga të gjitha funksionet drejtuese në Partinë Demokratike. Do të ishte në nderin e tij që ai ta kryente këtë veprim qysh sot për veten e tij. Ai nuk ka më asnjë të drejtë të flasë në emër tonë. Lulzim Basha është drejtpërdrejtë përgjegjës pse ne demokratët jemi sot kokulur para kombit për pushtetin e pakufizuar që mori një njeri i rrezikshëm për Shqipërinë si Edi Rama me tarafin e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.