Update/ Fitore e brishtë e koalicionit Haradinaj

Postuar në 11 Qershor, 2017 20:06

Me 91%  të votave të numeruara, koalicioni AAK-PDK-NISMA kryeson rezultatet e zgjedhjeve të së dielës në Kosovë me 34.97% të votave. Levizja Vetevendosja, e cila garoi e vetme në këto zgjedhje është edhe forca e parë politike, por renditet e dyta me 26, 09% të votave. Koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 25.63% është i treti në këto zgjedhje.

Rreth 50 mije vota janë shpallur të pavlefshme ndërkohë.Mbrëmjen e kalaur, Vetevendosja dhe PDK, nisën festimet në Prishtinë dhe qytete të tjera të Kosovës. Me publikimin e rezultateve të para, kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PDK-Nisma, Ramush Haradinaj, nuk vonoi të shpallë fitoren. Megjithatë, rezultatet zyrtare flasin qartë se asnjë force politike apo koalicion parazgjedhor nuk mund të formojë qeverinë e vetme, pasi asnjë nuk ka shumicën e duhur. Në parlamentin me 120 deputetë, qeverisë së ardhshme i duhen 61 mandate në mënyrë që të formojë kabinetin e ri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.