Tjetër goditje për LSI-në

Postuar në 02 Qershor, 2017 14:25

Task-Forca e ngritur nga qeveria ka shkarkuar Drejtorin e Përgjithshëm të Postës, Majlind Lazimi zyrtar i emëruar në këtë detyrë nga Levizja Socialiste për Integrim. 
 Lazimi akuzohet se ka marrë pjesë në fushatë dhe u ka bërë presion punonjësve të bëjnë të njëjtën gjë dhe të votojnë subjektin politik ku ai militon. Ky është shkarkimi i parë nga grupi i Task Forcës së ngritur nga qeveria dhe vjen në vazhdën e shkarkimeve të disa zyrtarëve nga ministrat teknikë të qeverisë. Edhe në këto qëndrime ka një koherencë që nuk kursen as zyrtarët e LSI-së, e sulmuar fort ditët e fundit nga dy partitë e mëdha.

Lazimi ka reaguar përmes një konference për mediat, pas shkarkimit të tij nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Postës.  Lazimi thotë se vendimi është nul pasi nuk ka asnjë shpjegim për shkeljet e pretenduara, ndërsa e cilëson urdhër politik largimin e tij nga detyra. "Urdhri i shkarkimit tim është nul. Sot deri në këto momente unë nuk kam asnjë shkresë zyrtare për motivacionin e lirimit tim. Urdhri i Ekonomit është i paligjshëm m pasi nuk përmend cilën pjesë të rregullores, apo ligjit është shkelur nga personi në fjalë. Në rast se ekziston një dokument të tillë...jam i bindur që nuk ekziston asgjë"- u shpreh Lazimi.

Ai theksoi se ka kërkuar shpjegime pranë ministres së Ekonomisë, Milva Ekonomi, ndërsa rrëfen edhe bisedën me zv/kryeministren Ledina Mandija e cila siç tha ai, i është përgjigjur se nuk ka asnjë ndikim në vendimmarrje. "Ministrja Ekonomi nuk më dha asnjë shpjegim mbi arsyet. Kontaktova znj.Mandijan dhe më tha që nuk kam asnjë lloj ndikimi në vendimmarrje, kam kërkuar informacion, por vendimin nuk e kam marrë.Është një gjueti shtrigash, një inskenim politik i cili nuk i shërben klimës pozitive, frymës që duhet kjo qeveri duhet të tregojë para qytetarëve"- theksoi drejtori i Postes.

Comments

Submitted by GJINOJA (not verified) on

Një gjë nuk kuptoj: përse lejohet kryeministri të bëjë fushatë zgjedhore në orar të punës dhe të tjerët jo?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.