Rama përjashton qeveri PS-PD pas zgjedhjeve

Postuar në 21 Maj, 2017 20:47

Në komunikimin e përjavshëm në Facebook kryeministri Edi Rama u ka dhënë përgjigje zërave që  e kanë kritikuar marrëveshjen mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha, si një bashkëqeverisje ne kurriz të popullit dhe partive të vogla.

“Gojët e mëdha s’kanë pushuar një sekondë duke hedhur baltë mbi marrëveshjen si një pazar bashkëqeverisje në kurriz të demokracisë, apo të partive të vogla të cilat vetëm garante të drejtësisë as kanë qenë ndonjëherë as mund të jenë dot për vetë peshën e tyre. Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, për zgjedhje, për të siguruar një “fair play” si asnjë herë më parë. Mos’hapja e lojës së koalicioneve nuk ka lidhje me ndonjë pakt bashkëqeverisjeje pas zgjedhjeve. Ka vetëm një bashkëqeverisje në këtë marrëveshje, kjo është bashkëqeverisja zgjedhore. PD dhe PS kanë qenë, janë dhe do të jenë kundërshtare dhe dy alternativa të ndryshme qeverisjeje” tha kreu i PS.

Marrëveshjen me Bashën Rama e quan një pakt për të hapur negociatat e vendit me Bashkimin Evropian, përmes miratimit të Vetting-ut.

"Marrëveshja për ata që kanë sy të shikojnë e sy të lexojnë shkon përtej këtij fakti. Angazhimi i palëve përmban si angazhim të mëtejshëm për të qenë sëbashku në rrugën për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, mosdakortësitë për cështje të ndryshme në rrugën e bashkëjetesës mes qeverisë e opozitës nuk do jenë më arsye për t’u bërë gazi i botës, ashtu sikundër marrëveshja detyron dialogun qeveri-opozitë pa pritur të huaj të bëjnë shkesin”-deklaroi kryeministri. 
Sa i takon marrëveshjes janë mësuar emrat e 6 ministrave teknikë dhe të zv/kryeministrit të ri që Rama dhe Basha kanë rene dakort kete te diele, dhe qe kryeministri do t’i coje per dekretim tek Presidenti dhe të hënën do te marrim votat edhe ne seancen e jashtezakonshme ne Parlament. Emrat janë emra anonimë por pjesë e strukturave apo zëra afër Partisë Demokratike.

Zv/kryeministër, Ledina Mandia

Minister i Brendshem, Dritan Demiraj

Minister i Financave Helga Vukaj.  (Me titulli Profesore e Asociuar, ajo ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme në KLSH.  është lindur më 1978. Diplomuar në Jurisprudencë(2000). Doktor i Shkencave Juridike. 10 vite eksperience pune. Juriste në Presidencë, Drejtor Drejtorie në Ministri të Brendeshme, zv drejtor i Përgjithshëm në Agjensinë e Kthimit dhe Kompesimit te pronave, 2 vitet e fundit në KLSH si Drejtoreshë e Përgjithshme. Fusha e ekspertizës: Juris-Prudenca (pronat e paluajtshme)

Minister Drejtësie, Gazmend Bardhi

Minister i Arsimit dhe Sportit, Mirela Karabino

Minister i Shëndetësisë, Arben Beqiri

Minister i Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.