Presidenti maqedonas: Zaev të japë garanci. Platforma e Tiranës nuk mund të jetë kusht për qeverinë e re

Postuar në 01 Maj, 2017 15:14

I dërguari i SHBA në Maqedoni, zv.ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Hoyt Brian Yee, duket se mund të ketë sjellë një përmirësim të lehtë të situatës në vend. Në një takim me presidentin George Ivanov, ky i fundit ka pranuar se kriza mund dhe duhet të zgjidhet me dialog, por ai ka këmbëngulur se Zoran Zaev duhet japë garanci se do të punojë për forcimin e unitaritetit të shtetit. Sipas Ivanov precedentët që kthejnë të paligjshmen në të ligjshme nuk mund të pranohen, ndërkohë që ka shtuar se Platforma e Tiranës nuk mund të jetë kusht për krijimin e qeverisë. Ivanov ka pranuar Zaevin si kandidat për qeverinë, por nuk ka lëvizur nga pozicioni për Platformën. Ai ka kërkuar nga SHBA që të japë ndihmën e vet në këtë drejtim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.