Aeroplanmbajtësja Carl Vinson niset drejt Koresë (Video)

Postuar në 17 Prill, 2017 10:34

Tre aeroplanmbajtëse amerikane do të lundrojnë javën e ardhshme në Detin e Japonisë. Ato janë USS Carl Vinson, USS Ronald Reagan dhe USS Nimitz. Lundrimi i tyre lidhet me stërvitjen e përbashkët detare mes Uashingtonit dhe Seulit. Aeroplanmbajtësja Carl Vinson pritet të hyjë në Detin e Japonisë më 25 prill dhe dy të tjerat pas saj, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar një burim të qeverisë së Koresë së Jugut.

Të dielën forcat e armatosura të Koresë së Jugut dhe SHBA-ve njoftuan kapjen e një testimi të dështuar të raketave balistike nga ana e Phenianit. Megjithatë Koreja e Veriut kërcënoi me shkatërrimin e luftanijeve amerikane në afërsi të gadishullit Korean në rast  sulmesh.Carl Vinson, shoqërohet nga shumë luftanije amerikane duke përfshirë edhe gjuajtësit. Urdhëri për lundrimin e saj në Gadishullin Korean është dhënë në fillim të Prillit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.