ShBA nis sulmet ajrore ndaj Sirisë

Postuar në 07 Prill, 2017 05:26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuara dje sulme ajrore ndaj Sirisë së Bashar al Assad. 59 raketa Tomahaëk kanë goditur territorin sirian, bazën ajrore Sharyat në qendër të provincës së Homs. Sipas SHBA nga kjo bazë u nisën avionët që ndërmoren sulmet kimike në Idlib, të cilat presidenti amerikan Trump, i cilësoi si kriminale dhe të patolerueshme. Trump bëri thirrje që kombet e qytetëruara t’i bashkohen ShBA-së që t’i japin fund gjakderdhjes në Siri. Mediat raportojnë se Pentagoni ka njoftuar paraprakisht Rusinë për sulmet, ndërkohë që ish-kandidatja për presidente, Hillary Clinton ka bërë thirrje që të goditen bazat ajrore të kontrolluara nga Assad. Trump ka deklaruar se sulmi kimik në Idlib ku vdiqën 86 njerëz, mes të cilëve 27 fëmijë, ishte kryer nga qeveria siriane, e cila e ka cilësuar aksionin amerikan si agresion. 

 

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Ja dhe vertetimi per akuzat qe Trump eshte agjenti i Putin!!
Gjithcka eshte fallco e mashtrim ne Amerike dhe kur mashtrimi del ata nuk e kane problem fare! Bota brutale ka qene historikisht por amerikanet kane zhvilluar teorine e manipulimit fale edhe kapacitetit mediatik!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.