armet kimike

Luftë informative në Siri, Moska: Do inskenohet sulm kimik në Idlib

Postuar në 26 Gusht, 2018 22:35

Ambasada e Rusisë në Tiranë ka shpërndarë sot në shqip një deklaratë të zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, sipas të cilit në Siri po përgatitet simulimi I një sulmi kimik. Konashenkov ka dhënë madje të dhëna konkrete për këtë sulm që sipas tij do të kryhet në Jis ash-Shugur, provinca e Idlib.

Armët kimike të Sirisë në “analogji” me refuzimin nga Hitleri të përdorimit të gazit sarin

Postuar në 13 Prill, 2017 09:46

Përdorimi i armëve kimike së fundmi në Siri, po trajtohet nga mediat në Perëndim si vepër e presidentit të vendit, Bashar al Assad. Krahasimi i zakonshëm që bëhet në rastet kur “i keqi del në sipërfaqe” është i thjeshtë: Adolf Hitleri. Mirëpo gazeta “Ëashington Post” sjell në vëmendje një fakt historik: Hitleri refuzoi të përdorte gaz sarin në front, ndonëse përdori gaz për asgjësimin e miliona hebrejve. Arsyeja e kësaj sjelljeje është e pazbërthyer.

ShBA nis sulmet ajrore ndaj Sirisë

Postuar në 07 Prill, 2017 05:26

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuara dje sulme ajrore ndaj Sirisë së Bashar al Assad. 59 raketa Tomahaëk kanë goditur territorin sirian, bazën ajrore Sharyat në qendër të provincës së Homs. Sipas SHBA nga kjo bazë u nisën avionët që ndërmoren sulmet kimike në Idlib, të cilat presidenti amerikan Trump, i cilësoi si kriminale dhe të patolerueshme. Trump bëri thirrje që kombet e qytetëruara t’i bashkohen ShBA-së që t’i japin fund gjakderdhjes në Siri.

Pas sulmit me armë kimike në Siri(video)

Postuar në 05 Prill, 2017 12:40

Sulmi ndodhi në Idlib dhe mbetën të vdekur 74 persona, mes të cilëve 11 fëmijë. 

101 vjet më parë Gjermania nisi përdorimin e armëve kimike (Foto)

Postuar në 30 Prill, 2016 10:24

Ishte 22 prill 1915 kur në qytetin UTP të Belgjikës u hodh gazi i parë kimik që ndryshoi fytyrën e luftës. Rreth orës 5 të mëngjesit ushtria gjermane infektoi me 168 ton gaz helmues gjithë rajonin. Rezultatet ishin shkatërruese. Një re e verdhë e pluhurit mbuloi trupat e aleate dhe brenda disa minutave pesë mijë ushtarë kishin vdekur, ndërsa dhjetë mijë të tjerë të morën lëndime të rënda pasi gazit kishte shkaktuar dëme në mushkëritë e tyre.

Subscribe to RSS - armet kimike