Lirimi i Mubarakut, fundi simbolik i Pranverës Arabe në Egjipt

Postuar në 14 Mars, 2017 14:16

Lirimi, i vendosur sot nga drejtësia, i ish-presidentit Hosni Mubarak, i cili mbretëroi me dorë të hekurt për 30 vjet, mbyll simbolikisht kapitullin e Pranverës Arabe në Egjipt.Avokati Me Farid el-Deeb theksoi se Mubarak, i cili aktualisht mbahet në një spital ushtarak në Kajro, mund të kthehet në shtëpi kur mjekët të thonë se ai mund të dalë.

Mubarak, 88 vjeç, ndalohet të udhëtojë jashtë vendit për shkak të një hetimi të Organizmit Egjiptian për Përfitimet e Paligjshme. Mubarak ka kaluar më shumë kohë në një spital ushtarak në residencën e mbikëqyrur në Kajro që prej arrestimit në vitin 2011.Ai u akuzua për nxitje të vrasjes së pjesëmarrësve në manifestime gjatë revoltës 18 ditore, gjatë të cilës rreth 850 persona mbetën të vdekur në përplasje me policinë.

Mubarak u dënua me burgim të përjetshëm në qershor 2012, por në nëntor 2014, një gjykatë tjetër vendosi pushimin e akuzave. Lëvizja që mori emrin Pranvera Arabe i kushtoi rajonit 614 miliardë dollarë që prej fillimit të saj në vitin 2011, sopas një vlerësimi nga OKB. Revolta që nisi në Tunizi, solli rrëzimin e krerëve të katër vendeve dhe luftëra civile që ende vazhdojnë në Libi, Siri dhe Jemen. Në të përfshihen edhe vendet që nuk u prekën drejtpërdrejtë nga konflikti politik, por që vuajtën efektet anësore si fluks i madh refugjatësh, humbje remitencash dhe humbje në fushën e turizmit.

Ndërsa në vendet e përfshira nga pranvera arabe, ku pati tranzicion politik, qeveritë e reja nuk kanë bërë asnjë reformë ekonomike për të adresuar çështjet që sollën revoltat, një paralajmërim në raportin e OKB, që mes rreshtave sugjeron se trazirat mund të rikthehen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.