Pse po mbyllet Qendra e Kulturës Shqiptare në Ankara?

Postuar në 08 Mars, 2017 09:37

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genci Muçaj në një letër të hapur kërkon nga autoritetet e Shqipërisë dhe Kosovës të tregojnë vëmendje ndaj Qendrës Kulturore, Shqiptare në Ankara, e cila sipas tij rrezikon të mbyllet për shkak se nuk mbulon dot shpenzimet administrative, raporton Balkanweb.
Kjo qendër sipas tij ka qenë një iniciativë e tij si ambasador dhe  ambasadorit Kosovës Avni Spahiu, por edhe ndihmës bujare të donatorëve Turko-Shqiptarë dhe Kryetarit të Bashkisë Altindag të Ankarasë, Veysel Tiryaki, i cili e dhuroi falas godinën e Qendrës së Kulturës!
"Për 500 euro në muaj, që duhet të paguajnë bashkë Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për ujë, rrymë elektrike, ngrohje me gaz apo dhe një pagese modeste për sekretaren e QKSH-së, e cila punon vullnetarisht prej 4 vitesh me radhë"- shkruan Muçaj. 
Sipas tij, kjo qendër, me emrin e Sami Frashërit ka kushtuar rreth 1 milion euro, nga të cilat dy shtetet shqiptare nuk kanë paguar asnjë kacidhe.
"QKSH (ëëë.qksh.net) u inaugurua nga Presidenti Hashim Thaçi gjatë vizitës së tij zyrtare në Ankara, por edhe u përgëzua nga autoritet e larta shtetërore Turke. Për fat të keq – asnjë fjalë nga autoritetet Shqiptare. Përkundrazi krijoi xheloz-ira meskine dhe verbëri provinciale tek ata që duhet të jenë të përgjegjshëm për krenarinë Kombëtare!"

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kultura ka nevoje per njerez, ne radhe te pare, dhe njerez Shqiperia ka pak, Kosova akoma me pak! Gati te gjithe e kane mendjen vetem tek leku! Para-euro-lek eshte deviza me e pare! Edhe kjo qender kulturore eshte pare nga ata qe i kane qendruar prane patjeter si burim te ardhurash dhe jo si ambiente ku mund te zhvilloheshin aktivitete kulturore pa shperblim!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.