LSI mban pezull shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së

Postuar në 06 Mars, 2017 13:50

Një ditë më parë Lulzim Basha foli për shkarkimin për motive politike të kryetares së Autoritetit të Mbykqyrjes Financiare, Enkelejda Shehi, bashkëshorte e deputetit të Partisë Demokratike, Dashamir Shehi. Vendim që sipas tij do të merrej këtë të hënë nga kryeministri Rama.

Në fakt profecia e Bashës nuk u realizua, edhe pse Komisioni i Ekonomisë kishte në rend të ditës miratimin e propozimit për shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së, pas përplasjes që kjo e fundit kishte me bordin e institucionit që drejton, por edhe situatën kartel në tregun e sigurimeve të automjeteve. Miratimin e shkarkimit të zonjës Shehi e pengoi mungesa e kuorumit në Komisionin e Ekonomisë për shkak të mospranisë së deputetëve të LSI-së.

Bllokimi i shkarkimit të zonjës Shehi vjen në një kohë kur mazhoranca po teston forcën brenda vetes, për shkak të kundërshtive për reformën në drejtësi. Vetë LSI nuk ka dhënë shpjegime pë mungesën e deputetëve të saj, ndërsa, kryetari i Komisionit Erion Braçe tha se nuk kishte njoftim për mungesën e kolegëve të LSI-së. Propozimi për shkarkim i Enkelejda Shehit  lidhet edhe me zhvillimet e fundit në tregun e sigurimeve dhe luhatjet e shpeshta të tarifave të bëra njëkohësisht nga shoqëritë dhe në mënyrë të përsëritur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.