Edhe më e korruptuar

Postuar në 13 Shkurt, 2017 11:19

Reforma në drejtësi do të quhet e arritur kur të shkaktojë tërmet. Pak a shumë këto fjalë tha Edi Rama, kryeministri, ku inauguroi hapjen e procesit të reformës. Më tej edhe një gjetje propagandistike që u zhbë sa hap e mbyll sytë rrugës: Unë jam për një reformë të ekspertëve. Politika nuk duhet të fusë hundët.

Sot ka kaluar diçka më shumë se një vit dhe në Shqipëri hamendësohet arrestimi i Sali Berishës apo Ilir Metës. Por që kjo të ndodhë duhet që Edi Rama të fitojë zgjedhjet sërish, pasi është e qartë se me dy personat në fjalë të konfirmuar me forcën që kanë sot, arrestimi i tyre do të ishtë gati i pamundur. Mirëpo kur vjen puna te korrupsioni në një vend si Shqipëria ku qeveria aktuale dhe vetë Edi Rama perceptohen si dy gjeneratorë kryesorë, kjo qasje e konverton atë që duhet të ishte reformë në gjueti shtrigash.

Për të kuptuar më mirë se pas fjalëve të mëdha dhe përbetimeve qëndron një gënjeshtër, mund të hidhemi në Italinë fqinje, vendi që ka përvojë të madhe në këtë drejtim. 25 vjet më parë në Itali nisi procesi Duart e Pastra, që goditi kryeministrin Betino Kraksi dhe një sërë politikanësh kryesorë që u akuzuan se kishin marrë fonde jolegale për partitë e tyre. Kraksi kishte shërbyer me Partinë e tij Socialiste si një guarnicion antikomunist për vite të tëra dhe në kontekstin e Luftës së Ftohtë, korruptimi me fondet, si spektakësl ekskluziv në Itali tolerohej pas patriotizimit. Në fakt, Kraksi i zhgënjeu të gjithë kur në Parlament ngriti gishtin dhe tha: Le të thotë sot këtu dikush që nuk dija gjë. Ai u largua drejt Tunizisë, për të lëbë vendin bosh për një Ciampi që zhvlerësoi liretën me 30% e më pas u bë president, për një Berluscon që po ngjitej e që promovoi një nga skemat më të sofistikuara korruptive, apo për një të majtë të Prodit, që luajti me fondet e BE-së si prestigjatore, por pa arritur të jetë zë i vërtetë brenda saj.

E megjithë Duart e Pastra, sot Italia është edhe më e korruptuar. Më e deprimuar, shoqëria e saj duket e dorëzuar dhe ai shkëlqimi dhe energjia e dikurshme që ia jepte muzika, sporti dhe kinemaja është venitur.

Është dramatike të shohësh sesa pak ka ndryshuar situate dhe sesa korrupsioni e ka përkeqësuar ecurinë e Italisë në panoramën ndërkombëtare”, thotë në një intervistë për Corriere della Sera, Piercamillo Davigoi, kryetar i Dhomës së Gjykatësve.

http://milano.corriere.it/notizie/cronaca/17_febbraio_12/piercamillo-dav...

Është një vend që po vdes. Ka mosbesim, njerëzit nuk shkojë më për të votuar, po ikin”, vijon ai që duket sikur flet njëkohësisht edhe për Shqipërinë.

Një arsye pse Duart e Pastra lanë si trashëgimi një Itali edhe më të korruptuar është fakti se goditja në emër të drejtësisë nuk erdhi si kërkesë nga shoqëria. Thjesht paratë për të vijuar me operacionet e zakonshme të Luftës së Ftohtë, kur antikomunizmi ishte biznes me leverdi mbaruan.

Duhet nisur nga shkolla”, vijon Davigo sipas të cilit korrupsioni duhet kriminalizuar deri në adoptimin e disa normave që aplikohen për mafiozët. Përfshirë operacionet e fshehta. Në Shqipëri qeveria ka miratuar një ligj për sinjalizuesit, apo ata që denoncojnë korrupsionin, ndërkohë që sot që flasim dënohen dhe arrestohen njerëz që vjedhin energjinë elektrike, përballë të cilëve përfliten konçesione nga më absurdët.

Kaq i madh është korrupsioni dhe forca e parave, saqë ndoshta për herë të parë kemi një qeveri dhe një kryeministër që po kap majën e arrogancës duke akuzuar opozitën dhe median si të korruptuar, duke pretenduar se dyshimet për konçesionet janë baltë mbi punën e saj. Testimi i nervit të shoqërisë ka mbërritur deri aty  sa i lejon qeverisë të shpallë pa u dridhur një program të ri të partneritetit publik – privat, pa pranuar që të zbardhen disa praktika të deritanishme. Pesimizmi që dominon sot është në thelb triumf i korruptimit të shpresës që po devijohet drejt këtij të fundit si burimi dhe mënyra më e mirë për të arritur diçka.

Në kushte të tilla dhe në kushtet kur sistemi është kalbëzuar aq sa thjesht duhet rrëzuar, mund të pyetet se çfarë do të bëjnë ata prokurorë dhe gjyqtarë që sot shiten si petritat e drejtësisë së re? Nëse ka një gjë që na mëson Italia është se rreziku më i madh që i kanoset shoqërisë janë nga fjalët e bukura, nga fjalitë që përçojnë revolucionin, që amballazhojnë një shpresë të gënjeshtërt e që riprodhohen nga manekinë të vitrinave partiake.

Kriminalizimi i vrasjeve në rrugë – ja një pikë që e bën absurde politikën penale në Itali, një vend që gëlon nga korruptimi. Nuk ndodh edhe këtu e njëjta gjë?

Sot shoqëria voton deputetët e inkriminuar të Edi Ramës duke ditur që janë të tillë, sot votohet Vangjush Dako për të 4-ën herë, Qazim Sejdini po ashtu. Sot Edi Rama nuk e ka për gjë të rikthejë Shpëtim Gjikën në detyrë partiake duke e shitur atë për sukses, të ndërsejë pabesisht Erjon Veliajn që të ngulë kolonat e betonit ngado, apo edhe të mbrojë Sajmir Tahirin nga çdo paudhësi.

Ai operacion që sot quhet reformë në drejtësi është në majën e politikës një luftë për të pastruar rrugën e Rilindjes së Edi Ramës, e cila ndjen se një korrupsion kaq galopant, një përdorim kaq i keq i pasurisë publike në finale jetëson një piramidë që rrëzohet shpejt. Përndryshe një qeveri dhe një politikë që pretendon se do të bëjë shtet mund të kishte dhënë shenja të qarta të reagimit fillimisht te vetja dhe te biznesi që sot manipulon paranë publike, që imponon politika të caktura.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.