Sulm në ndërrimin e viteve në Stamboll: 39 të vrarë

Postuar në 01 Janar, 2017 10:21

Turqia e ka pritur vitin e ri 2017 me një ngjarje të rëndë. Një person ka vrarë i vetëm 39 njerëz në një lokal nate shumë popullor në Stamboll - Reina – mes të cilëve 15 ishin të huaj.
Të plagosurit arrijnë në 65, ndërkohë që sipas disa raportimeve agresori vrau paraprakisht një polic dhe një roje përpara se të hynte në lokal. Ai ishte i armatosur me kallashnikovë dhe ia ka dalë të realizojë aktin, ndonëse 10 ditë më parë shërbimet sekrete amerikane kishin njoftuar se një sulm do të ndodhte.

Lokali në fjalë frekuentohet nga shtresa e lartë e shoqërisë në Stamboll, por edhe nga njerëz të njohur, artistë, futbollistë etj..

http://www.hurriyetdailynews.com/35-killed-in-terror-attack-on-famous-ni...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.