Edi Rama ndryshon versionin: Për CEZ ka patur presion dhe kërcënim me veto nga Çekia

Postuar në 29 Dhjetor, 2016 13:40

Pasi prokuroria dhe Gjykata e Lartë kanë mbyllur çështjet mbi privatizimin e CEZ dhe zgjidhjen me mirëkuptim të konfliktit me kompaninë çeke, kryeministri Rama i thirrur në Komisionin Hetmor të ngritur me iniciativë të opozitës, pranoi sot se ai personalisht dhe qeveria e tij ishin nën presion të madh dhe kërcënimin e palës çeke për t’i vendosur veto Shqipërisë në për marrjen e statusit të vendit kandidat. Por kryeministri e ndau kontekstin politik mbi të cilin u zhvilluan negociatat nga vendimi që mori qeveria shqiptare për të zgjidhur me mirëkuptim këtë çështje, duke thënë se atij në mënyrë të drejtëpërdrejtë nuk i është thënë se Çekia do të bllokojë Shqipërinë, por se i është lënë të nënkuptohet.

Është e vërtetë dhe nuk mendoj që është diçka për tu çuditur duke parë si funksionon BE dhe shtetet europiane që qeveria çeke ka pasur një pozicion shumë të ndjeshëm në raport me Shqipërinë për shkak të kësaj çështje. A do të qëndronte qeveria çeke në pozicionon bllokues sikur marrëveshja të mos ishte zgjidhur para votimit, këtë nuk e di. Por ekziston mundësia që qeveria çeke të përdorte veton. Kam informuar disa nga vendet kryesore anëtare duke e quajtur të papranueshëm persionin e qeverisë çeke. Ambasadores çeke i kam bërë të qartë që me presion jo ju, por bashkë po të bëheni të gjithë, nuk merrni asgjë", -deklaroi Rama para komisionit.

Por një vit më parë, kryeministri ka pohuar në një intervistë për emisionin “Opinion” se ky presion politik nuk ka qenë imponues në zgjidhjen e marrëveshjes, duke mos pranuar se qeveria shqiptare ka patur si kusht zgjidhjen me mirëkuptim të marrëveshjes.

(minuta 24:00)

Nuk ka pasur asnjë presion politik që ka përcaktuar zgjidhjen e këtij konflikti por një negociatë e shkëlqyer”-ka theksuar Rama.

"Megjithatë qeveria shqiptare ka qenë në dijeni se Çekia është përgatitur për të bllokuar dhënien e statusit të vendit kandidat në BE për Shqipërinë, për shkak të mosmarrëveshjeve që shteti shqiptar ka me kompaninë çeke të shpërndarjes së energjisë CEZ". Kështu thuhet në hyrje të një artikulli që Agjencia Çeke e Lajmeve ka publikuar që në qershor të vitit 2014 duke iu referuar burimeve nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian. (http://www.tiranaobserver.al/cekia-e-gatshme-te-bllokoje-statusin-e-shqi...).

Ajo që qeveria nuk ka shpjeguar plotësisht është pse u pozicionua në favor të zgjidhjes më mirëkuptim të konfliktit me CEZ, nëse marrim të mirëqënë atë që thotë kryeministri se nuk u mor peng apo nuk iu nënshtrua presionit të qeverisë çeke. Përgjigjia është se një zgjidhje e shpejtë u kërkua nga ICC dhe Banka Botërore dhe se përkundër sugjerimeve të avokatit ndërkombëtar është qeveria shqiptare që vendos bazuar në interesat e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.