Mevlüt Mert Altıntaş - vrasësi 22 vjeçar, pjesë e policisë turke

Postuar në 19 Dhjetor, 2016 20:28

Personi që shtiu sot në Ankara kundër ambasadorit rus në Turqi, Andrei Karlov, është një 22 vjeçar i quajtur Mevlüt Mert Altıntaş. Ai sipas Reuters është pjesë e e forcave policore të Ankarasë, i diplomuar në shkollën e Policisë. Ai u vra pas kryerjes së aktit. S

ipas agjencisë ruse të lajmeve, "Sputnik", Kremlini e ka cilësuar aktin si terrorist duke shtuar një hollësi që paralajmëron tensione të mëdha. "Sputnik" shkruan se Ankaraja zyrtare nuk ka dërguar forca speciale pranë ambasadës ruse pas atentatit si dhe citon kryebashkiakun e Ankarasë Ibrahim Meloh Gokçek se vrasësi mund të jetë i lidhur me rrjetin e Fetullah Gulen.

Erdogan ka telefonuar presidentin rus Putin pas ngjarjes, por këto dyshime mund të hapin spiralen e tensioneve që burojnë dhe kryqëzohen në ngjarjet dramatike të Halepit të Sirirsë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.