Një tjetër provë se Ardit Gjoklaj u vra brenda në landfillin e Sharrës

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 09:36

Përkundër pretendimeve të punonjësve të firmës kontraktore nga Bashkia e Tiranës në landfillin e Sharrës se 17 vjeçari Ardi Gjoklaj nuk ishte parë në landfill natën e 7 gushtit prokuroria e Tiranës siguron edhe një provë tjetër të rëndësishme që hedh poshtë variantin e punonjësve të landfillit.

Gazeta Panorama shkruan se organi i akuzës ka marrë përgjigje nga kompanitë e telefonisë celulare në lidhje me vendndodhjen e 17-vjeçarit, që punonte në të zezë në landfillin e mbeturinave.  Në përgjigjen e mbërritur në Prokurori konfirmohet fakti se nga gjurmimi i telefonit konfirmohet se viktima ka lëvizur në zonën e Kombinatit natën e ngjarjes dhe pas orës 3 e gjysmë të mëngjesit, kohë kur mendohet se ka ndodhur edhe goditja aksidentale me kovën e ekskavatorit.

Lokalizimi i viktimës përmes celularit është bërë me sinjalin që aparati ka dhënë deri në momentin kur është dëmtuar si pasojë e goditjes nga mjeti, që ka goditur edhe viktimën Ardit Gjoklaj.Në hetim nga prokuroria për tri akuza janë shtetasit Besnik Braha, 53 vjeç, me detyrë përgjegjës firme, Edmond Kollari, 40 vjeç, drejtues ekskavatori, Dëfrim Hakrama, 44 vjeç, përgjegjës turni dhe Bujar Daja, 45 vjeç, përgjegjës i punonjësve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.