Propozimi i PD-së: Zgjidhje për Vettingun qysh tani duke respektuar Kushtetutën

Postuar në 29 Nëntor, 2016 14:32

Loja e qeverisë me kartën e Vettingut si kushtëzim i pakapërcyeshëm për hapjen e negociatave ka ardhur në fund. Sot kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar gatishmërinë e kësaj force për të shqyrtuar dhe amenduar ligjin përpara se këtë ta bëjë Gjykata Kushtetuese.

Sa për vetingun i them Edi Ramës jam gati ta bëjmë që tani sipas Kushtetuteës. Kushtetuta thotë ta bëjë Kuvendi, Edi Rama do ta bëjë ai. Edi Rama nuk e do vetingun. Zgjidhja mund të bëhet që tani duke respektuar Kushtetutën. Le të shkarkojë që sot Elvis Roshin i dënuar për përdhunim dhe trafik droge nga autoritetet italiane”, tha Basha në një deklaratë për mediat.

Ai ka hedhur poshtë akuzat e kryeministrit duke cilësuar se bllokimi i vërtetë për Shqipërinë vjen nga droga dhe nga krimi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.