Kush bën deklarata personale: Krichbaum, Merkel apo Edi Rama?(video konferenca për shtyp e Krichbaum)

Postuar në 28 Nëntor, 2016 17:58

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi sot në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama se Shqipëria ka këto detyra për hapjen e negociatave që lidhen me përmbushjen  e 5 prioriteteve:

1.Krijimi i një administrate profesioniste dhe të depolitizuar.

2. Zbatimi i qëndrueshëm i reformës në drejtësi

3.Lufta kundër krimit

4.Lufta kundër korrupsionit

5. Mbrojtja e të drejtave të njeriut  

6. Zgjedhjet parlamentare

Gunther Krichbaum deklaroi:

1. Zbatimi i reformës në administratën publike.

2. Reforma në drejtësi

3. Lufta kundër korrupsionit

4. Lufta kundër krimit te organizuar dhe lufta kundër trafikut të drogës

5. Të drejtat e njeriut, masat kunder diskriminimit dhe realizimi i të drejtës së pronës.

6. Zgjedhjet e 2017-ës

7. Ligji për Dekriminalizimin.

Shohim se gjashtë detyrime përputhen, ndërkohë që Merkel nuk ka përmendur dekriminalizimin. Por ka bërë të qartë se zgjedhjet janë një nga kushtet dhe testi për Shqipërinë. Vettingu, është përmendur me reformën në drejtësi, e jo ashtu siç pretendon kryeministri që është kusht i vetëm. Ndaj, duke parë këtë mospërputhje mes asaj që ËSHTË dhe asaj që qeveria shqiptare kërkon të shfaqë, mund të pyesim: Kush i ka deklarata personale: Krichbaum, Merkel apo Edi Rama? PS: Më poshtë konferenca për shtyp e Gunther Krichabum dhënë në Tiranë pak ditë më parë, të cilën e ka postuar sot vetë deputeti i BUnfestagut:

Pjesa 2:

Pjesa 3:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.