“Çdo person duhet të kujtohet për moshën që ka. Është e dëmshme të fshehësh vitet e tua”

Postuar në 24 Nëntor, 2016 09:32

Gillo Dorfles, kritik i njohur arti në Itali, 106 vjeç i jep një intervistë gazetës së njohur “Corriere della Sera”. Më shumë sesa për punimet e tij, intervista ndalet te përvoja e një jetë kaq të gjatë, te pleqëria, ndjesia e ikjes së kohës, te brengat, aspekte kaq ekzistenciale dhe thelbësore në jetën e një njeriu. Më poshtë intervista me disa shkurtime:

Ka një mënyrë për t’u plakur siç duhet?

Nuk e kam gjetur akoma.

Si ndjeheni me 106 vitet tuaja?

Jam i detyruar t’i mbaj.

Si është dita e një plaku të shkuar?

Çohem, punoj, ha dhe shkoj të fle.

Çfarë mendon për pleqtë që duan të fshehin moshën?

Gabojnë. Njeriu është bërë për të qenë fëmijë, adoleshent, i rritur dhe i moshuar.

Sitnët  e jetës…

Është mirë që çdo person të kujtohet për moshën që ka. Nuk ka vlerë të fshehësh vitet e tua.

Ndonjëherë është e vështirë t’i pranosh.

Kur je adoleshent dëshiron të jesh i madh, kur je i moshuar dëshirohet të jesh i ri. Por të përmbysësh moshën tënde është e dëmshme.

Në ç’kuptim?

Kur je i ri nuk je ende i pjekur, kur je plak nuk ke më freskinë e mëpërëshme. Duhet të bashkëjetosh dhe ta pranosh këtë gjë.

Është më e vështirë të jesh i ri apo plak?

Janë të dyja të vështira. E para sespe nuk arrihet ajo që dëshirohet. E dyta sepse nuk mund të shtosh gjë tek ajo që është arritur.

Keni hequr dorë nga ëndrrat?

Vetëdija se nuk do të ketë më një të nesërme i heq shumë intuitës dhe kuriozitetit. Në një farë moshe shpresat për të parë të ardhmen minimizohen.

Kështu është për të gjithë? Nuk mund të jesh plak dhe ëndërrimtar?

Varet nga njeriu. Në moshën time ka pauza heshtjeje dhe mungese.

Shkrimtari Philip Roth thotë se pleqëria është një masakër.

Kjo është e qartë. Pleqëria është një dobësim i aftësive të ndryshme, edhe atyre mendore. Ata që kanë më shumë fat, ata që arrijnë në pleqërinë e vonë të kthjellët dhe me një fantazi të gjallë, janë një gjë e rrallë.

Çfarë ka qenë e rëndësishme për ju?

Kurioziteti për mjedisin.

Keni një sekret për të zbuluar?

Nuk e di, mund ta them pas vdekjes.

Ka ndonjë gjë që është ju tremb mbi të tjerat?

Varet nga gjendja shëndetësore. Duke iu afruar fundit shqetësimi bëhet më i madh.

Ndryshohet mënyra e jetesës?

Nuk është e lehtë të ndryshosh mënyrën e të qenit dhe të të menduarit. Shfaqet një personalitet i ri në varësi të moshës dhe ekzigjencës.

A është pleqëria një vijë finishi?

Duhet parë nëse është arritur kjo vijë. Për shumë nuk ka asnjë mbërritje dhe atëherë pleqëria nuk mundet veçse të të mërzisë. Aq më tepër që mbërritja është thuajse përherë iluzive.

Ekspertët thonë se përdorimi i trurit është një mënyrë për të shmangur dekadencën.

Nuk është meritë të përdorësh trurin, është një aftësi natyrore. Ka nga ata që në moshën 40 apo 50 vjeçare kanë tashmë mjaftueshëm…

Po ju çfarë keni bërë?

Unë interesohem për frymëzimet e mia të shumta me një reduktim të dukshëm të kapacitetit për të kujtuar.

Arti, muzika, piktura…

Janë shoqëri e mirë, patjetër. Është e rëndësishme të kesh interes për gjërat e reja. Në një farë moshe nis e braktis moshatarët: i afrohesh më të rinjve.

Do të ktheheshit pas nëse mundeshit?

Do ishte e bukur të rregullohej kjo. Por jo të gjithë mendojnë janë më të mira periudhat që I paraprijnë pleqërisë. Për ndonjë, disa vite kanë qenë më të këqinjtë. Nuk është e thënë që lumturia është kthim në fëmijëri. Unë nuk do të kthehesha, më mirë adoleshenca e vonë.

Çfarë mendove kur mubushe 100 vjeç?

Nuk isha rasti i parë, kështu që nuk mendova asgjë. Finishi ishte kaluar tashmë.

Të jetosh të ndihmon pë rnjë pleqëri të mirë?

Nëse e kaluara ka qenë e kënaqshme, mund të ketë shpresë më shumë për të ardhmen.

Të moshuarit respektoheshin më shumë?

Nuk mendoj se në të kaluarën të moshuarit vlerësoheshin më shumë. Në pamje të parë ndoshta. Por në realitet plaku i moçëm i mençur ka qenë përherë një idull i rremë.

Pse?

Deri në moshën 40-50 vjeçare aftësitë njohin progress. Pastaj vjen një rënie e pashmangshme.

Kristalizohet inteligjenca.

Sa të merret vesh që është kristalizuar është shumë vonë për të bërë diçka.

Një dëshirë e veçantë?

E kam të pamundur ta them.

Shumë bien në depresion.

Ne jetojmë gjithë jetën me depresionin pranë. Janë të pakta zonat në të cilat depresioni nuk fiton.  Ndoshta tek ata që janë optimist apo të lumtur për nga karakteri. Por këta janë një pakicë. Unë kam dhënë mësim të gjithë jetën. Kjo ka qenë e rëndësishme, më ka mbajtur në kontakt me rinjtë.

E konsideroni një privilegj plakjen?

Në pjesën më të madhe është e kundërta e privilegjit.

Demografët thonë se do të jetojmë 120 vjet…

Të mjerët ne.

Keni pyetur veten se pse gratë jetojnë më shumë nga meshkujt?

Besoj se është një fakt hormonal. Por ka edhe më: dëshira për të pëlqyer. Kjo të bën më të ri. Të humbasësh dëshirën për të pëlqyer është një shenjë plakjeje.

I jeni afruar besimit?

Është një debat që nuk më përket.

Koha ikën shpejt?

Të gjitha momentet e jetës o janë shumë të shpejta o shumë të avashta.

Nuk ju pëlqen të flisni për kohën. Është e vërtetë?

Koha jonë varet nga ne. Doni të dini çfarë mendoj për mërzitjen? Është pozitive. Favorizon mendimet e fshehura.

Çfarë nuk ju pëlqen në shoqërinë e sotme?

Duhet të shkruaj një manual për këtë.

Ka një rënie në raportet njerëzore?

Mass mediat kanë shpërfytyryar atë që ishte korrespondencë mes individëve. Kjo ka dobësuar diskutimin.

Shikoni televizor?

Sigurisht. Është një nga mjetet e komunikimit më të jashtëzakonshme të kohës sonë. Nuk bëjmë dot pa të.

Montanelli ka thënë: sa më shumë ta zbrazësh jetën aq më e rëndë bëhet. E mendoni edhe ju kështu?

Është një imagjinim I bukur: është e vështirë të mbash gjallë ndjesitë dhe kujtimet nëse këto me kalimin e kohës nuk humbasin intensitetin e tyre.

Përkthimi: ResPublica

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.