Denoncimi: Motra e drejtorit të Veliajt, hartuese e projektit për parkingjet me pagesë

Postuar në 11 Nëntor, 2016 11:58

Kryetari i këshilltarëve të PD në Bashki, Leonard Olli, denoncoi kryebashkiakun Erion Veliaj për afera klienteliste me projektin e parkingjeve me pagesë për banorët e Tiranës. Bazuar në investigime të medias, Olli tha se hartuese e këtyre projekteve është motra e një drejtori të bashkisë së drejtuar nga Veliaj.

"Askush nuk e beson se hartuesi i këtij projekti për grabitjen e më shumë se 640 milion lekëve, është një drejtor në Bashki. Eshtë vetë zoti Veliaj. Askush nuk e beson se është e afërmja , motra e këtij drejtori, përkundrazi është vetë Veliaj, sepse kjo është pasojë e keqmenaxhimit të trafikut në Tiranë, kjo është arsyeja e drejtpërdejte e keqmenaxhimit të transportit publik urban në mënyrë që njerëzit jo vetëm të përdorin autmojetet, në të kundërtën e asaj që thuhet, por dhe të kenë mundësi të parkojnë, të paguajnë për biznesin e Veliajt. Veliaj është i fundit në transparencë por pa dyshim i pari, kompion në skandalin e abuzimit, dhe vjedhjes së fondeve publike”- shtoi Olli

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.