Zbulohet stacion meteorologjik në Arktik. U ndërtua nga nazistët në vitin 1942

Postuar në 25 Tetor, 2016 14:39

Shkencëtarët rusë kanë zbuluar një bazë të kohës së Luftës së Dytë Botërore, ndërtuar në Arctic, e që mendohej se ishte një mit i ndërtuar mbi të pavërteta. Baza është ndërtuar nga nazistët dhe konsistonte në një stacion meteorologjik në Alexandra, 1000 km nga Poli i Veriut.

Siç raportohet janë zbuluar 500 artefakte përfshirë uniforma, municione, pajisje meteorologjike dhe mjete personale.

Stacioni mbante emrin “Schatzgraber” – Gjuetari i thesareve – dhe u ndërtua në vitin 1942, një vit pasi Gjermania sulmoi Bashkimin Sovjetik. Deri në vitin 1944, muajin korrik, stacioni transmetoi rreth 700 raporte për motin. Ai u braktis në fundin e vitit 1944 kur i gjithë personeli u sëmur dhe u transportua me anën e një nëndetëseje. Sëmundja kapi personelin pasi nisi të konsumonte mish ariu polar, si pasojë e mungesës së furnizimeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.