Pakti politik, PS-PD përjashtojnë FBI-në nga kontrolli i Byrosë së Hetimit

Postuar në 20 Tetor, 2016 10:24

Shqiptarja.com shkruan se pas konsensusit të befasishëm për votimin e ligjit të SPAK, me 122 vota pro, fshihet përjashtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian nga kontrolli i veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit, superstrukturës hetimore që duket se ka trazuar qarqe të caktuara politike.

Konkretisht, në variantin e miratuar, në 6 tetor në Parlament, është hequr neni 46 i ligjit për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, i quajtur ndryshe SPAK, duke rrëzuar komisionin me ekspertë të SHBA-BE, që do të kontrollonte Byronë.

Neni 46, i fshirë nga ligji i miratuar i SPAK, parashikonte ngritjen e një Komisioni të Pavarur për Rishikimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Ky komision do të përbëhej nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Ky komision ishte parashikuar gjithashtu për të vëzhguar në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, vendimet për të shkarkuar punonjës të Byrosë Kombëtare të Hetimit, si dhe sigurinë e respektimit të ligjeve në fuqi. Po ashtu, ekspertë të drejtësisë penale të SHBA dhe BE, do të asistonin hetuesit e Byrosë edhe në çështje e rëndësishme hetimore. Por, tashmë ky rol është zhbërë me ligj.

“Kjo është që ju të keni një EULEX të ri këtu, por nënkuptohet që të jenë ata ofrues të ndihmës, që ekzistojnë tashmë, dhe të caktojnë personat, të cilët do të jenë pjesë e këtij komisioni, mbase komision s‟është fjala e duhur për t‟u përdorur, por do të tjetër thjesht një komision personash, të cilët do të japin këtë këshillë e këtë transparencë”  ka deklaruar  në 13 korrik, John Smibert, përfaqësues i misionit të OPDAT-it në Shqipëri, gjatë mbledhjes së komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.