Përmend 14 herë fjalën “Guardia di Finanza”. Ku është raporti për kanabisin z. Kryeministër?

Postuar në 19 Tetor, 2016 02:28

Kryeministri Edi Rama ka qenë dje i ftuar në studion e “News24” ku ka folur, në atë që mund të quhet edhe intervistë, për zhvillimet e fundit. Një nga këto është edhe kthimi i kanabisit në problem serioz, të paktën sipas një perceptimi që na e konfirmoi edhe ministri i Drejtësisë.

Kryeministri duket se mezi ka pritur të dalë te kjo çështje për të cilën ka referuar të dhënat e Guardia di Finanza. Por pa referuar asgjë më shumë sesa nga ajo që është thënë në konferencën për shtyp të drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Në një seri pyetjesh për këtë temë, Edi Rama, e ka përmendur fjalën Guardia di Finanza, 14 herë. Jo pa qëllim, pasi të dhënat e kësaj njësie janë vënë në dyshim nëse ekzistojnë në një raport apo thjesht ishte Haki Çako që publikoi disa shifra në prani të kolonelit Minuto të GDF-së.

Këtu: http://www.respublica.al/2016/10/14/ekziston-raporti-i-guardia-di-finanza-p%C3%ABr-kanabisin-nj%C3%AB-p%C3%ABrgjigje-nga-italia-q%C3%AB-ngre, është prononcimi i Zyrës së Shtypit të Komandës së GDF-së në Romë dhe askund nuk flitet për një raport. Për këtë arsye dhe meqë kryeministri e ka për zemër dhe është një dishepull i GDF-së, do të ishte mirë që raporti të vihej në dispozicion të publikut shqiptar. Por një raport zyrtar dhe jo shifra nga ato të policisë së kazanit, sa për t’iu përshtatur pak zhargonit emotiv të kreut të qeverisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.