Lista të hapura për deputetët, tjetër provë force e LSI-së me Edi Ramën

Postuar në 17 Tetor, 2016 15:31

Edi Rama duket se do të gjejë sërish supriza në raport me LSI-në. Pak ditë më parë ai kundërshtoi idenë e listave të hapura për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme. Por sërish del se ky qëndrim ishte i pakonsultuar me aleatin e tij në qeveri Ilir Meta, i cili ka hedhur propozimin për lista të hapura ose siç quhen ndryshe deputetë të popullit pasi renditjen në listën fituese  nuk e përcakton më kryetari i partisë, por votat që fiton seicili kandidat.

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili bëri të ditur sot se këtë propozim shumë shpejt do ta shndërrojnë në një nismë ligjore, duke e çuar në Komisionet përkatëse. Listat e hapura heqin në një farë mënyre kontrollin ose paternalitetin e kreut të partisë mbi deputetët dhe dobësojnë pushtetin e kryetarit. Një tjetër sfidë për Edi Ramën që ka treguar se me listat e mbyllura përfshiu shumë emra të diskutueshëm që rezultuan me rekorde kriminale ose që u përfshinë në ngjarje të tilla, ndonëse më pas gjeti alibinë për të justifikuar zgjedhjet e tij, duke thënë se nuk ishte i informuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.