Fatura financiare e reformës në drejtësi/Jo vetëm nga buxheti. Qeveria po kërkon para edhe nga donatorët

Postuar në 06 Tetor, 2016 18:51

Fatmir Xhafa, kryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi ka zyrtarizuar sot trajtimin financiare për prokurorët dhe gjyqtarët që do të kalojnë vettingun. Duke folur në seancë plenare, Xhafa ka hedhur dritë mbi peshën buxhetore që zë ky trajtim preferencial dhe i posaçëm, që nis që nga shkalla e parë.

Projektligji në fjalë ndryshon tërësisht dhe rrënjësisht sistemin e trajtimit ekonomik dhe financiar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo do të jetë rritja më e madhe e pagave në këta 25 vjet për gjyqtarët e prokurorët duke i bërë më në fund ato të krahasueshëm me vendet e rajonit. Pagat dhe përfitimet e tjera financiare do t’i sigurojnë gjyqtarit e prokurorit dhe familjes së tij plotësimin në një nivel të lartë të të gjitha kushteve të jetesës, përfshirë këtu edhe trajtimin pas lënies së detyrës. Ky trajtim është në përputhje të plotë me dinjitetin e figurës së gjyqtarit dhe të prokurorit.  Sa për referim paga mujore bruto e gjyqtarit dhe prokurorit të shkallës së parë do të jetë jo pak, por 226.300 lekë pa përfshirë këtu shtesa mbi pagë për shkak të vjetërsisë etj. Trajtimi ekonomik dhe financiar pëson një ndryshim rrënjësor edhe për administratën e sistemit të drejtësisë. Kosto e buxhetit për pagat e shpërblimet do të rritet me rreth 1 mld lekë në vit dhe vetëm për vitin e ardhshëm buxheti i shtetit pritet të shpenzojë rreth 1 mld lekë për përmirësimin e infrastrukturës së re të sistemit të drejtësisë. Dëshiroj ta falenderoj Kryeministrin e vendit dhe Ministrinë e Financave jo aq për mbështetjen buxhetore se sa për përpjekjet e mëdha që po bëjnë për të mobilizuar fonde shtesë edhe nga donatorët për vitet e ardhshme me synimin për të ndryshuar cilësisht infrastrukturën e sotme problematike të sistemit të drejtësisë, shkak jo i pak problemeve në mirëfunksionimin e institucioneve të tij”, tha Xhafa.

Ai cilësoi se trajtimi financiar do t’i shërbejë stabilitetit të sistemit të drejtësisë. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.