Me aleancën e plehrave kundër aleancës së qelbësirave

Postuar në 01 Tetor, 2016 20:43
Bilbil Beqiri

Termi Rilindje është asociuar tashmë me Partinë Socialiste, aq sa kur themi Rilindje në mendje fill të vjen Partia Socialiste dhe jo rilindja e vërtetë kombëtare e para një shekulli.

Por ka edhe një term tjetër që me hir apo pa hir është asociuar me Partinë Socialiste apo koalicionin e majtë. Bëhet fjalë pikërisht për termin Aleanca e Qelbësirave, farkëtuar në një kontekst parazgjedhor këtu e tre vite më parë nga Much Nano.

Këtë term apo kontekstin e këtij termi e ka sqaruar disa herë ati i këtij termi. Por çe do se populli kupton atë që do të kuptojë ose atë që i vjen më për mbarë të kuptojë. Dhe ja ku jemi në pikën që edhe termi qelbësirë apo aleanca e qelbësirave të sjell në mendje koalicionin e majtë.

Por çfarë ndodh?

Megjithëse vitet kalojnë dhe thinjat shtohen,(Meditimin mbi thinjat e bëj sa herë shoh ndonjë intervistë të para disa kohëve të ndonjë politikani shqipëtar)disa kontekste nuk ndryshojnë. P.sh unëgjeta me një kërkim në google reagimin tim për  çeshtjen e plehrave, (tashmë të shndërruara në mbetje) http://www.respublica.al/arkiv-opinion/nga-italia-mbeturina-apo-florinjbërë këtu e tre vite më parë.

Pas tre vitesh shohim me habi e me ca thinja më tepër në kokë, (ose për ata të rrugës së tullacllikut, me ca flokë më pak në kokë), sesi fajtorët janë bërë të pafajshëm dhe të pafajshmit fajtorë. E ndërsa çeshtja e plehrave shfaqet si skuthë sa herë që shqipetarët nuk e kanë mendjen aty (E kanë te hashashi)

Kurse gjëja pozitive qënë mënyrë konsensuale vëmë re në këtëhistori është reagimi qytetar. Si atëherë edhe sot qytetarët kanëditur të reagojnë për çeshtjen e plehrave madje reagimi i dytë qytetar eshte shfaqur më me fantazi. (Kam parasysh këtu koshat e plehrave me ermrat e deputetëve).

Meqë aleanca e qelbësirave e realizoi misionin e saj duke e finalizuar me ardhjen në pushtet, do të thotë që ka nevojë për një aleance të re. Dhe në këtë kontekst plehrash, natyrshëm të vjen të thuash që një ndeshje në ring midis aleancës së plehrave kundër aleancës së qelbësirave do ishte perfekte.

Them aleancë sepse duket që betejat mund të fitohen veteë në sajë aleacash, qofshin ato qelbësirash apo plehrash.

Heroi Zorro me sytë e maskuar që i vetëm u bën ballë kundërshtarëve duket se nder anet tona nuk ka shkelur akoma. Duket se përfundimisht në vendin tonë, aleancave u bëhet oponencë vetëm me aleanca.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.