Projeksion i frikshëm i përhapjes së Alzheimer deri në vitin 2050

Postuar në 21 Shtator, 2016 14:31

Αlzheimer është një nga sëmundjet me rritjen më të madhe vitet e fundit dhe një kërcënim real për njerëzimin.  Në ditën Botërore të kësaj sëmundje raportohet se  pacientët prekur me Αlzheimer në rang global të jenë 44 milionë  dhe pritet të arrijnë në 65.7 milion në vitin 2030 dhe 115.4 milionë deri në vitin 2050. Vetëm Europa numëron 10 milionë të prekur nga kjo sindromë. Ajo që vihet re është përhapja e kësaj sëmundje në moshat e treta.

Në të kaluarën, humbja e kujtesës u konsiderua një pasojë normale e plakjes. Por sot kjo pikëpamje nuk pranohet.  Fakti është se aftësia për të mbajtur informacionin në kujtesën tonë ulet natyrshëm me kalimin e kohës, por këto vështirësi nuk shkaktojnë probleme serioze në jetën e përditshme të të moshuarve. Studimet thonë se rritja e jetëgjatësisë ka nxjerrë në pah edhe ekspozimin e njerëzimit ndaj kësaj sëmundje në planin shëndetësor, ekonomik dhe social.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.