Ndalohen dy mjekë të "Koço Glozhenit" për mjekim të pakujdesshëm ndaj 35 vjeçares shtatzanë

Postuar në 18 Shtator, 2016 10:35

Prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhër ndalimi për dy mjekë të spitalit “Koço Glozheni”, pasi, në bazë të materialit hetimor të deritanishëm, ata dyshohet se kanë kryer veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.
Sipas Prokurorisë së Tiranës Aida Çakja e cila ishte ne muajin e 9 te shtatezanise, eshte paraqitur ne date 15.09.2016 rreth ores 22.30 ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” ne gjendje te rende shendetsore e shoqeruar nga te aferm te saj.
Ne vijim, e ndjera eshte vizituar nga mjeket obsteter gjinekolog, personat nen hetim Helidon Klosin Nazmie Ceni Dritan Deçka te cilet, pasi jane konsultuar ndermjet tyre, pavaresishte gjendjes se rende te pacientes, e kane derguar pacinten per nje kontroll ne QSUT per konsulte kardiologu.
Pas vizites se bere nga kardiologu, e ndjera eshte derguar ne SU Shefqet Ndroqi, per vleresim nga pnemulogu, ku pas vizites eshte derguar perseri ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik,“Koco Glozheni” ne gjendje shume te rende shendetsore.
Pas mberritjes ne Spitalin-Universitar Obsetrik- Gjinekologjik “Koco Glozheni” rreth ores 04.00 ne gjendje shume te rende shendetsore, e ndjera i eshte nenshtruar ekzaminimeve nga ku ka rezultuar se fetusi( femija) ishte i vdekur. Nga mjeket eshte inicuar nje nderhyrje kirurgjikale, por shtetasja Aida çakja ka nderruar jete gjate kesaj nderhyrjeje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.