Që nga viti 1945/Italia me rritje zero të të diplomuarve universitarë

Postuar në 11 Shtator, 2016 19:09

Italia shënon një tjetër rekord të errët krahasuar me vende të tjera të Europës. “Corriere della Sera” raporton se për herë të parë që nga viti 1945 numri i të diplomuarve në universitet nuk rritet më krahuar me një vit më parë. Kjo shikohet si një problem që do të ketë pasoja për konkurueshmërinë e ekonomisë italiane në dekadat që do të pasojnë.

Statistikat janë keq edhe në disa tregues të tjerë: Italia ka një kutotë të braktisjes së universitetit ndër më të lartat në Europë, 45%. Italia, një vend me rreth 70 milionë banorë paraqitet keq përballë vendeve si Gjermania dhe Franca, ku numri i të diplomuarve rritet me dyfishin e atij në Itali. Polonia, Irlanda, apo edhe një vend i largët si Korea e Jugut, kanë ritme edhe më të larta. Kina në vitin 2014 kishte 74 milionë të diplomuar universitarë dhe me prirjen që dominon aty pritet që së shpejti një ndër 10 kinezë të regjistrohet për të ndjekur studimet universitare.

Sipas gazetës italiane shifra zero e rritjes është deri diku reale, pasi INSTAT-i italian ka vështirësi në identifikimin e të diplomuarve që ikin jashtë vendit, çka e çon rritjen statistikore zero. Diçka shumë problematike gjithsesi, meqenëse emigracioni ka qenë prezent gjithë kohës në Itali.  

 

http://www.corriere.it/scuola/universita/16_settembre_10/crescita-zero-l...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.