Arben Frroku drejt ekstradimit? AbcNews: Gjykata e Amsterdamit ka rrëzuar pretendimet e avokatëve

Postuar në 13 Gusht, 2016 15:44

Arben Frroku, i ndaluar në Hollandë, mund të ekstradohet së shpejti. Kështu raporton AbcNews, që raporton se ka një vendim nga gjykata e Amsterdaimit në favor të kërkesës së drejtësisë shqiptare. “Sipas gjykatës kërkesa e parë për ekstradimin e Frrokut ka mbërritur në zyrat e ministrisë holandeze për Siguri dhe Drejtësi në datën 4 maj 2016. Dosja e plotë për ekstradimin e Arben Frrokut mbërriti në Amsterdam në datën 20 korrik 2016  dhe përmbante vendimin e formës së prerë të gjykatës shqiptare për dënim me burgim të përjetshëm si fajtor në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Avokati i Arben Frrokut tha para gjykatës se Amsterdamit se provat mbi të cilat është dënuar Arben Frroku nuk qëndrojnë dhe pamjet e filmuara nga  kamerat të sigurisë nuk japin pamje të qarta që implikojnë Frokun në vrasje.  Avokati mbrojtës ka pretenduar që çështja ndaj Arben Frrokut është e korruptuar dhe gjyqi ndaj tij ka qenë politik. Por Gjykata e Amsterdamit ka hedhur poshtë pretendimin e avokatit për shkeljen e të drejtave të njeriut gjatë procesit të gjykimit”, raporton televizioni në fjalë.

Sipas kësaj gjykate nuk ka asnjë provë që të vërtetojë pretendimin për ndërhyrje politike, përveç vlerësimeve për gjendjen e përgjithshme të korrupsionit në gjyqësorin shqiptar.

Gjykata po ashtu ka hedhur poshtë pretendimet e mbrojtësve ligjorë të Frrokut së atij në Shqipëri i kërcënohet jeta nga gjakmarrja me argumentin se burgjet shqiptare nuk janë të sigurta.  Sipas gjykatës, pavarësisht  bindjes për këtë fakt, nuk është kompetenca e saj analiza e rrezikshmërisë në burgjet shqiptare, por  kjo është kompetencë dhe do të çmohet nga ministri holandez për Siguri dhe Drejtësi”, raporton AbcNews.

Frroku ka 14 ditë kohë të apelojë këtë vendim, e nëse nuk e bën ai do të ekstradohet drejt Shqipërisë ku ka dënim me burgim të përjetshëm. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.