Slloveni/Policia ndërhyn në Bankën Qendrore dhe zbraz kompjuterin e Guvernatorit nga informacionet e Bankës Qendrore Europiane

Postuar në 07 Korrik, 2016 19:00

Shumëkush e mban mend sesi u arrestua Ardian Fullani, ish-Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Formalisht urdhri u dha nga prokuroria, por u pa qartë se qeveria dhe kryeministri luajti politikisht me mënyrën e arrestimit. Sot Fullani është i pafajshëm dhe kërkon dëmshpërblim. Pasardhësi nuk ka bërë asgjë për të zbardhur praktikat korruptive të përfolura gjerësisht në Bankën e Shqipërisë, njësoj si asgjë nuk është bërë për aktin e privatizimit të hotel “Djati” nga Banka e Shqipërisë. Godina ekzistuese e BSH-së u rikonstruktua për t’i lënë 33 milionë dollarët një çështje të historisë.

Por ndryshe ndodh në vende ku ka shtet nga ai prej vërteti. Në Slloveni ka dy ditë që çështje e ditës është ndërhyrja në godinën e Bankës Qendrore në kuadër të një hetimi që ka të bëjë me paketën e shpëtimit të vitit 2013. Ndërhyrja me urdhër të prokurorisë konsistonte në marrjen e informacioneve me origjinë nga Banka Qendrore Europiane të cilat ruheshin në rrjetin e brendshëm të Bankës së Sllovenisë. Mario Draghi, drejtor i Bankës Qendrore Europiane ka paralajmëruar për ndërmarrjen e aksioneve ligjore ndaj Sllovenisë, ndërkohë që prokurori i Përgjithshëm i kësja të fundit, Zvonko Fiser, ka reaguar duke u shprehur se “hetimi po kryhet në përputhje me ligjin”. Ndërhyrja sipas tij u bë pasi Banka e Sllovenisë nuk kishte dorëzuar dokumentet e kërkuara. Me këtë rast autoritetet kanë zbrazur edhe kompjuterin e Guvernatorit Bostjan Jazbec.

Kjo është diçka krejt e ndryshme me atë që ndodh në një gjoja shtet si Shqipëria. Kujtojmë këtu se në një hetim si ai për CEZ-in, ministria e ministrit – biznesmen, Damian Gjiknuri, ka refuzuar të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar në komisionin hetimor parlamentar, duke luajtur me kërkesën për leje nga prokuroria.

http://www.bloomberg.com/news/articles/2016-07-07/ecb-warns-of-legal-ste...

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.