Stenografistja e Gobbels: “Nuk dija gjë për Holokaustin...Nuk ka Zot, as drejtësi. Por Satanai ekziston”

Postuar në 05 Korrik, 2016 22:47

Brunhilde Pomsel, 105 vjeç, ka qenë stenografe e Joseph Goebbels, ministër i Propagandës i regjimit nazist në Gjermaninë e Adolf Hitlerit. Goebbels ishte një nga njerëzit më të afërt të Hitlerit, në brendësi të çdo lloj informacioni dhe për aq sa na mëson akti i vetëvrasjes së tij, edhe një fanatik i nacionalsocializmit dhe diktatorit gjerman. Por Brunilde deklaron se nuk dinte asgjë rreth Holokaustit. “Askush nuk do më besojë sepse të gjithë mendojnë se ne dinim gjithçka. Por e vërteta është se ne nuk dinim asgjë. Çdo gjë mbahej sekret”, citon gazeta izraelite “Haaretz”, stenografen Pomsel. Ajo jeton në Munich dhe është intervistuar në kuadër të një dokumentari të tiulluar:  “Një jetë gjermane” e që do të shfaqet në Festivalin e Filmit në Jeruzalem këtë fundjavë. Gazeta e cilëson Pomsel si një nga naivët e regjimit nazist dhe në një farë mënyre Pomsel sikur e ushqen këtë përcaktim: “Më pëlqente të punoja atje. Njerëzit ishin të veshur mirë, të kulturuar. Unë isha budallaqe...Ata na thoshin se çifutët dërgoheshin në shtëpitë lëna bosh nga gjermanët e Sudeteve...”, thotë Pomsel.

Më tej edhe ndjesia e viktimës: “I gjithë vendi ishte kthyer në një kamp përqendrimi gjigant. Mund të vendosja për veten? Jo. Nuk mundja...Askush nuk do më besojë, por unë dëgjova për hebrejtë vetëm pasi u ktheva nga burgosja e rusëve”. “Nuk ka drejtësi. Nuk ka Zot. Por është e qartë se Satanai ekziston”, shprehet ish-stenografja e Goebbels, me siguri një shëmbëlltyrë shumë e afërt e Satanait, sipas një pikëvështrimi. 

http://www.haaretz.com/jewish/features/.premium-1.728932

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.