Ngjarja e Rinasit, reagon Presidenti: Apel Kuvendit për hetim parlamentar

Postuar në 04 Korrik, 2016 18:07

Presidenti i Republikës ka reaguar sot ndaj apelit të një pjese të politikës për trajtimin e grabitjes në Rinas, si pjesë e sigurisë kombëtare. Përmes një deklarate publikuar në faqen online të Presidencës, kreu i shtetit garanton ndërmarrjen e hapave që i lejon kushtetuta, duke apeluar nga Kuvendi i Shqipërisë hetim parlametar.

Kabineti i Institucionit të Presidentit të Republikës është njohur sot me deklarata të lëshuara nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë, në të cilat kërkohet prononcimi dhe angazhimi i Kreut të Shtetit në lidhje me ngjarjen kriminale të grabitjes së ndodhur në pistën e fluturimeve të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”. Kreu i Shtetit dënon me ashpërsi këtë ngjarje tejet të rëndë të ndodhur në një objekt të rëndësisë së veçantë, në një kohë kur është shpallur zyrtarisht rritja e nivelit të rrezikshmërisë dhe shtimi i masave të sigurisë në vijim të sulmeve terroriste në Aeroportin ndërkombëtar të Stambollit dhe në vende të tjera.

Në këtë situatë, duke bashkëndarë shqetësimin serioz me të gjitha organet kushtetuese, Presidenti i Republikës gjykon se përballimi i ngjarjeve të tilla kërkon ushtrimin e kompetencave nga gjithsecili, përfshirë këtu edhe Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka të gjithë instrumentet dhe mekanizmat e duhur në dispozicion të tij për kontrollin, hetimin dhe vlerësimin mbi të gjitha institucionet që përgjigjen përpara Parlamentit. Ky rast tregoi se sa rrezikshmëri dhe kufizim të ushtrimit të pushtetit ka krijuar heqja e një sërë kompetencash kushtetuese të Presidentit të Republikës si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në situatat e kërcënimeve të sigurisë kombëtare. Institucioni i Presidentit të Republikës garanton Komisionin e Sigurisë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë se në ushtrim të funksioneve të tij kushtetuese, për aq sa ato kanë mbetur,  do të vijojë të kërkojë nga të gjitha agjencitë ligj-zbatuese:

1 – Zbulimin e plotë të kësaj ngjarjeje;

2 – Vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të saj dhe të personave që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës lejuan apo dështuan të reagojnë sipas ligjit;

3 – Rritjen efektivisht të masave të sigurisë në standardin që i takon një vendi anëtar të NATO-s”, thuhet në deklaratë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.