PS-ja propozon një institut të ri: “Për kujtesën e Luftës së Dytë Botërore”

Postuar në 01 Korrik, 2016 11:01

30 deputetë të Partisë Socialiste kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një nismë përmes së cilëa kërkojnë krijimin e “Institutit të Studimeve për Kujtesën e Luftës së Dytë Botërore”. Qëllimi? Po aq fisnik sa formulari i dekriminalizimit të kësaj partie: “Për të studiuar në mënyrë të paanshme dhe profesionale rolin dhe kontributin e Shqipërisë në këtë luftë dhe në koalicionin fitues antifashist”.

Për këtë temë është folur shumë në të shkuarën, por në një prizëm ideologjik. Nuk është e qartë nëse ata që deri më dje kanë qenë kolaboracionistë do të konfirmohen si njerëz “në anën e gabuar të historisë”, por ky institut, krahas atij për krimet e komunizmit, nuk bën gjë tjetër, veçse e shton ndarjen për ta konvertuar atë në një pedagogji me asosacione partiake.

“Historianë vendas dhe të huaj, në vlerësimin që i kanë bërë historisë së Shqipërisë për këtë periudhë kohore dhe kontributit të vendit tonë, janë shprehur se kontributi i Shqipërisë është domethënës jo nga numri i popullsisë dhe i forcave që u angazhuan në luftë, por i mesazhit, i rreshtimit të drejtë që bëri, në një moment të rëndësishëm historik.
Shqipëria ishte viktimë e agresionit, si shume vende të tjera, së pari nga fashistët italiane pastaj nga nazistët gjermanë”, shkruhet në relacionin shoqërues(http://www.gazetatema.net/web/2016/07/01/deputetet-socialiste-nisme-per-...).
Vitet e fundit temën e luftës së Dytë dhe kujtesën e saj, e ka prekur më së shumti Rusia, që nuk negocioan asnjë rishikim të saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.