Lu drejton gishtin nga Basha: Gjithmonë ka gjetur diçka për të refuzuar

Postuar në 27 Qershor, 2016 18:38

Ambasadori amerikan ka gjetur edhe njëherë mënyrën për të sqaruar pozicionin e Shteteve të Bashkuara për çështjen e reformës në drejtësi. Në një letër të hapur  të titulluar “Një thirrje për brezin e ri të Shqipërisë”, ambasadori Donald Lu thekson se Shtetet e Bashkuara  gjatë kësaj periudhe kanë ofruar tre zgjidhje kompromisi që janë tërësisht në përputhje me paragrafët 61 dhe 88 të Opinionit Përfundimtar të Komisionit të Venecias, por sërish palët nuk kanë gjetur kompromisin, pasi kreu i opozitës gjithmonë ka refuzuar.

“Është e vërtetë që Z. Rama dhe Z. Basha u përpoqën ta bënin këtë më 6 qershor. Ata dështuan në arritjen e një marrëveshjeje. Tre herë që prej 4 majit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ofruar propozime të arsyeshme kompromisi. Mazhoranca i ka pranuar këto propozime. Z. Basha ka gjetur gjithmonë diçka për të refuzuar”- thekson Lu në letrën e hapur.

Duke nënvizuar rëndësinë e madhe që ka miratimi i reformës për të ardhmen e vendit, ambasadori Lu thotë se populli shqiptar është i lodhur që politikanët e tij bëjnë lojëra  dhe u bën thirrje anëtarëve individualë të kuvendit që të marrin përgjegjësinë për të votuar në favor të kësaj reforme.

“Votimi është planifikuar për datën 21 korrik. Është koha për të vendosur. Çdo udhëheqës politik partiak, çdo deputet i Kuvendit dhe çdo i ri e di se populli i Shqipërisë e mbështet në shumicën dërrmuese reformën në drejtësi. Cilët janë këta udhëheqës partish politike që i thonë popullit shqiptar se nuk mund ta ketë këtë reformë? Vota e 21 korrikut do të përcaktojë drejtimin e vendit", shkruan Lu.

Kjo është hera e dytë që ambasada amerikane sheh si pengesë të konsensusit Partinë Demokratike. Pas dështimit të takimit Rama-Basha, ambasada theksoi se opozita nuk u tregua fleksibël.

 

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Basha ka shkue krejte tek fetyra e te jatit (Enverit).

Submitted by SHQUP-isti (not verified) on

Duke lexuar sa siper, dhe duke marre shkas se zoti Lu, eshte me origjine kinez, po me duken keto deklaratat e tija, si dikur ne vitet '60 te shekullit te kaluar, paralajmerimet serioze te ministrise se puneve te jashteme kineze, ndaj shkeljeve te hapesires ajrore, nga avionet luftarake amerikane.
Per cdo shkelje, zedhenesi i puneve te jashteme, thoshte tekstualisht, PARALAJMERIMI I 88 SERIOZ, e keshtu ne menyre progresive, per cdo shkelje, rritej numuri i paralajmerimeve serioze.
Per keto paralajmerime, Amerika, nuk e vuri ujin ne zjarr fare.
Po keshtu edhe Sali Berisha e Lul Basha me kompani. I,quajne keto paralajmerimet e zotit Lu, si dikur, amerika,paralajmerimet e kinezve.
Zoti Lu, ne ketej, nga vendi i shqipeve pa shqipe, e duam vetem me dru pas qafe.
Kemi nje shprehje, per njerezit negative, DERRI I DO PLUMBIN BALLIT.
Saliu dhe Luli, njohin vetem diplomacine e forces, si dikur Kenedi me Hrushovin.
Kjo te zbatohet zoti Lu.
E keni ne praktiken diplomatike amerikane.
Eshte rast i provuar dhe qe ka dhene rezultat.

Submitted by Doktori grave (not verified) on

O Tedeschino, e ke me gjithe mend qe Enver Hoxha eshte babai i Lul Bashes ?
Mos bazohesh ne faktin se nena e tije, e Lul Bashes, ka pas punuar ne bllokun e udheheqjes ne Tirane ?
Qeke kodosh i madh o Tedeschin. Shejtan i madh. Ku nuk te shkoka mendja. Mbase edhe ke te drejte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.