30 vjet nga ndeshja më e famshme e futbollit me dy golat më të famshëm

Postuar në 22 Qershor, 2016 23:56

30 vjet më parë, më 22 qershor 1986, do të zhvillohej një nga ndeshjet më të paharrueshme të futbollit: Argjentinë-Angli. Përballja mes dy vendeve që ishin në konflikte politike e ushtarake me njëri-tjetrin, u mbyll me rezultatin 2:1 në favor të argjentinasve që u ndihmuan nga “Dora e Zotit”, por edhe nga i pakonkurueshmi në historinë e këtij sporti, Diego Armando Maradona. Ai shënoi dy gola, njërin me dorë, kurse tjetrin, katër minuta më vonë me një aksion individual, brilant, që të lë pa frymë, me karizmën tipike të Maradonës që mori përpara pesë futbollistë anglezë: Beardsley, Reid, Butcher, Fenëick, Butcher (për së dyti) dhe në fund portierin e njohur Shilton. Anglezët ngushtuan diferencën në minutën ’80 me Lineker, por vetëm kaq për ta në stadiumin “Azteca” të Meksikës. Kampionati botëror ishte i Maradonës që e ktheu ndeshjen në një ngjarje për futbollin.

Më poshtë dy golat në komentin anglisht dhe goli i dytë nën komentin spanjisht:

Versioni spanjisht:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.