Nuk i eci loja me kalendarin 3 javor të Kuvendit. Zyra e Shtypit: Përfshirja e draftit për ndryshimet kushtetuese, ishte gabim teknik

Postuar në 10 Qershor, 2016 15:28

Futja në kalendarin tre javor të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë e draftit për ndryshimet në Kushtetutë në kuadër të reformës në drejtësi, ka qenë një gabim teknik. Ndonëse kalendari u miratua me konsensus dje, në faqen e Kuvendit u publikua një tjetër kalendar, ku figuronte edhe shqyrtimi i draftit në fjalë. Partia Demokratike akuzoi nënkryetaren e Parlamentit, Valentina Leskaj, e cila nuk është prononcuar për këtë problem ende. Gjithsesi, Zyra e Shtypit e Kuvendit të Shqipërisë ka përcjellë sot këtë sqarim:

Konferenca   e   Kryetarëve,   në   mbledhjen  e datës  9.6.2016, ka miratuar  me mirëkuptim  kalendarin  3  javor   të  punimeve  të   Kuvendit   për periudhën   13 qershor – 1 korrik 2016. Lidhur me kalendarin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit dhe përfshirjen apo jo të projektligjit të ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, sqarojmë se ka patur keqkuptim nga përfaqësuesit e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, pasi nuk bëhet fjalë për këtë draft, por për një gabim teknik në zbardhjen dhe hedhjen e materialit në faqe, të të njëjtit projektligj dy herë   (Projektligj   “Për   një   shtesë   dhe   ndryshim   në   ligjin   nr.   8417,   datë21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”), i cili do të korrigjohet në vijim nga shërbimet e administratës së Kuvendit”.

Pra rezymeja që na jep Kuvendi i Shqipërisë është: Gabimin e bëmë ne, por Ju u Keqkuptuat. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.