Konçesionari i kolaudimit të automjeteve kërkon rritje të tarifave

Postuar në 10 Qershor, 2016 12:01

Më 13 Maj, kompania “SGS”, e cila ka koncesionin e kolaudimit të automjeteve dorëzoi një kërkesë për të rishikuar tarifat e kontrollit me rritje në masën 6.7 % ose rreth 200 lekë. Sipas kompanisë kjo do të pasqyronte në çmim normën e inflacionit, raporton Monitor. Ministria e Transportit pas kësaj kërkese ngriti menjëherë një grup pune i cili shqyrtoi kërkesën e “SGS”. Grupi i punës e vlerësoi si të parakohshme këtë kërkesë, pasi kontrata parashikon që disktuimi të bëhet në shtator.
Në lojë ka hyrë Autoriteti i Konkurencës. Kompania “SGS Automotive sh.p.k.” nuk ka paraqitur arsyet dhe analizën ekonomike e rritjes së tarifave edhe pse u kërkua nga Autoriteti i Konkurrencës. Në raportin e Autoritetit të konkurencës paraqiten disa probleme të shërbimit që ofron kompania.
“Problematika vijon të jetë e lartë si në mungesën e elementëve detyrues për të reduktuar ndotjen e makinave, dukurinë e pagesave informale për të kaluar kontrollin, rezervimet online etj” shkruhet në raportin e Autoritetit të Konkurencës. Në fakt shërbimi për kolaudimin e mjeteve është një torturë për shumë drejtues mjetesh që detyrohen të paguajnë për të mos pritur me orë të tëra në radhë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.