Turqia nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë që do të mbajë emrin “Reccep Taiyp Erdogan”

Postuar në 09 Qershor, 2016 12:53

Turqia është angazhuar në një tjetër projekt të madh ndërtues: aeroportin e ri të Stambollit. Ai do të jetë me 6 pista dhe duhet të përfundojë në vitin 2023, kur Republika turke mbush 100 vjet. Emri i ri i aeroportit do të jetë: Reccep Taiyp Erdogan, shprehje kjo e ambicies dhe pushtetit të presidentit aktual turk. Sipërfaqja e ndërtimit do të jetë shumë e madhe dhe afër Stambollit kanë nisur punimet. Autoritetet turke thonë se ky projekt do ta transformojë vendin dhe do ta kthejë atë në një kryqëzim mes Lindjes dhe Perëndimit dhe kjo megjithë koston e madhe. Kosto së cilës i shtohet shtetëzimi me forcë dhe pa shpërblim i tokave bujqësore dhe prerja masive e pyjeve, siç raporton “Deutsche Welle”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.