Arvanitët mbajnë Takimin e 2-të. Kryepeshkopi Jeronimus: Jeni të rëndësishëm për historinë e Greqisë, prodhoni antitrupa që ruajnë traditën (Foto)

Postuar në 30 Maj, 2016 10:21

Identiteti dhe përkatësia etnike e arvanitëve të Greqisë ka qenë gjithmonë një çështje e hapur debati në qarqet akademike dhe më pak ato politike mes Shqipërisë dhe Greqisë. Prej 2014 ata organizojnë Takimin e Arvanitëve, një aktivitet që sivjet mori vëmendjen edhe të Kishës Greke. Mediat vendase raportojnë se "Kryepiskopi i Athinës dhe gjithë Greqisë, Fortlumturia e tij Jeronim i II-të ishte prezent në Takimin e 2-të të Arvanitëve, i cili u realizua në kodrën e Shën Anargjëndëve në Inofita të Boetisë, i shoqëruar nga protosigjeli i Kryepiskopatës së Shenjtë të Athinës, Arkimandritin Simeon Volioti dhe u prit me duartrokitje dhe entiuziazëm nga gjithë populli që kishte mbushur gjithë kodrën e Anargjëndve të Shenjtë; ku dhe vjet filloi tradita e Takimit të Arvanitëve me muzikë popullore, aktivitete laografike, valle trandicionale dhe gatime tradicionale".

Në përshëndetjen që mbajti, por dhe në deklaratat për mediat, Jeronimus përgëzoi organizatorët, duke theksuar rëndësinë që ka për Greqinë një traditë e tillë, sepse siç tha në mënyrë katakteristike “prodhon antitrupa". http://www.ethnos.gr/koinonia/arthro/parousia_tou_arxiepiskopou_ieronymo...

Nëse heqim një paralele me arbëreshët e Italisë, ka një dallim thelbësor në qasjen historike dhe politike të arvanitëve me Shqipërinë politike. Politika shqiptare është investuar më shumë t'i përfshijë arbershët në rrethin kombëtarist me ndikim dhe kontribut në ruajtjen e identitetit, ndërsa ka ruajtur një distancë thuajse mohuese me arvanitët e Greqisë, të cilët edhe pse kanë konservuar referimet e origjinës dhe kulturës mbeten të vetëpërjashtuar nga kursit shqiptar i zhvillimeve politike dhe historike.

Comments

Submitted by Fatmir Selimi (not verified) on

Shume mallengjyese,duhet ruajtur tradita dhe te flitet gjuha si dhe te mbahen lidhjet me Shqiperine e Kosoven

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.