Nuk është më deputet

Postuar në 09 Maj, 2016 12:30

Koço Kokëdhima nuk është më deputet. Gjykata Kushtetuese ka vendosur t'i heqë mandatin duke i dhënë të drejtë ankesës së opozoitës se deputeti kishte papajtueshmeri, pasi kishte përfituar fonde publike. Vendimi është marrë paraditen e së hënës.  Parlamenti e dorëzoi kërkesën për papajtueshmërinë ose jo të mandatit të Kokëdhimës pasi Gjykata Kushtetuese e detyroi të respektonte procedurën kushtetuese. Fillimisht mazhoranca e refuzoi kërkesën e opozitës për ta çuar mandatin e Kokëdhimës në Kushtetuese. Por më pas opozita e ankimoi në këtë Gjykatë dhe ajo i dha të drejtë. Kokëdhima do t'i humbasë të gjitha funksionet që gëzon edhe në parti si deputet. Kokëdhima u akuzua nga opozita se përfitoi fonde publike pas zgjedhjes si deputet i Partisë Socialiste në vitin 2013.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.