Vetëdeklarimi i Roshit: Jam arrestuar në Gjermani, nuk më kujtohet pse

Postuar në 08 Maj, 2016 11:09

Zbulohet formulari për dekriminalizimin, i kryebashkiakut të Kavajës, Ervis Roshi. I cilësuar si një nga personat më të sulmuar nga opozita, dhe se ky i fundit mbrohet shumë nga kryeministri Edi Rama, Roshi në formularin e publikuar nga RD jep një argument të çuditshëm teksa pohon se është arrestuar në Gjermani. Kryebashkiaku shkruan se ai ka qenë i arrestuar dhe i proceduar më parë në Mynyh të Gjermanisë, ku ndaj tij ishte caktuar dhe masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, ndërsa në kuadratin ku jepen detaje ai ka shkruajtur “Nuk me kujtohet”. Ndërkohë, Partia Demokratike ka akuzuar Roshin si person me precedentë penalë i dënuar më parë për drogë dhe prostitucion në Itali.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.