Londra në duart e një myslimani pakistanez

Postuar në 07 Maj, 2016 10:56

Kryeqyteti britanik ndërroi kurs pas tetë vitesh. Kandidati me origjinë pakistaneze, laburisti liberal, Sadiq Khan, e la dukshëm pas konservatorin, Zac Goldsmith. Sipas përllogaritjeve, Khan merr 56,8 % të votave, ndërsa rivali Goldsmith vetëm rreth 43% të tyre. Rezutati përfundimtar u publikua të premten në mbrëmje. Gjatë fushatës zgjedhore, Khan nuk e fshehu origjinën e tij e besimin e tij, por theksoi se besimi eshtë vetëm një element përbërës i tij. "Jam londindez, jam europian, jam britanik, jam anglez, jam i besimit mysliman", theksonte Khan që ka premtuar të mbështesë më shumë ekonominë lokale. Laburisti Khan vjen nga familje emigrantësh, është djali i një shoferi autobusi, dhe është rritur në një apartament të fondit social. Për Londrën kandidatura e Khan nuk është e habitshme. Kryeqyteti i kolonisë botërore prej kohësh është zhvilluar në metropol multikulturor. Rivali i Khan, konservatori Goldsmith vjen nga një familje miliarderësh të një dinastije hebreje, ai është djali i një investitori bankar me famë, James Goldsmith. Khan konsiderohej me më shumë shanse në garën elektorale, por së fundmi kundërshtarët e tij e përmendnin shpesh sfondin fetar të Khanit. Edhe kryeministri konservator, David Cameron ka pretenduar se myslimani Khan ka kontakte me ekstremistët.
Dështim i laburistëve në vend
Megjithatë suksesi i kandidatit laburist në zgjedhjet për Londrën nuk e mbulon dot dështimin e laburistëve në shkallë vendi. Partia shënon rezultate të dobta në të gjithë Anglinë. Pas numërimit të votave në zgjedhjet komunale, laburistët humbën një duzinë mandatesh në parlamentet vendore. Sipas sondazeve, shumë votues kanë kaluar në anën e partisë euroskeptike, Ukip. Ndërsa në ëales pritet që nacionalistët të hyjnë për herë të parë në parlamentin vendor.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.