PD: Dibra e politizuar, të shtyhen zgjedhjet për Rektoratin

Postuar në 19 Prill, 2016 11:25

Partia Demokratike kërkoi në Komisionin e Medias shtyrjen e zgjedhjeve për Rektorin e Universitetit të Tiranës. Kreu i komisionit, Genc Pollo tha se kandidatja për rektore Klodeta Dibra është e politizuar dhe se në arsim ka ndërhyrje “Shullaziko-politiko” Ndërsa, deputeti demokrat, Luçiano Boçi tha se zgjedhjet kanë rënë dhe ministrja Nikolla duhet të gjejë zgjidhje. Sipas Boçit, studentët dhe pedagogët janë të pasigurtë për të votuar, ndaj zgjedhjet duhet të shtyhen. Në fund të mbledhjes, shumica në komision rrëzoi kërkesën e PD-së për të thirrur në seancë dëgjimore ministren e Arsimit. “Jemi jashtë temës. Nesër janë zgjedhjet. Të ishit kujtuar më përpara.”- deklaroi deputeti Toçi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.