AMA do të kontrollojë financimin e radiove me karakter fetar

Postuar në 16 Prill, 2016 11:46

Autoriteti i Mediave Audiovizive është vënë në lëvizje për të verifikuar burimin e financimit të Disa mediave. Gazeta “shqiptarja.com” shkruan se AMA ka vendosur “të godasë një nga pikat më kyçe dhe të errëta të mediave në Shqipëri”, por që ka të bëjë vetëm me një kategori mediash. “AMA do të kërkojë informacion vetëm për burimet e financimit të radiove me karakter fetar në Shqipëri, duke lënë jashtë këtij procesi televionet dhe mediat e tjera”, vijon raportimin gazeta në fjalë.

Duke komentuar këtë iniciativë jo të plotë, “shqiptarja.com” vë në dukje se kontrolli i financimit lë jashtë televizionet, që janë kanali kryesor i qarkullimit të parave dhe që i kanë dhënë medias një karakter inflacionar. “Mungesa e gjithëpërfshirjes e bën nismën të mangët dhe të debatueshme. Ndërkaq, sipas vendimit, AMA nuk përfshihet drejtpërdrejt në proces hetimi, por do të kërkojë informacion nga Komiteti Shtetëror i Kulteve, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave, Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Policia e Shtetit. Pra, Autoriteti i Mediave Audiovizive, në bazë të formacionit të mbledhur, do të administrojë një dosje mbi burimet e financimit të radiove me karakter fetar në Shqipëri, si kusht për dhënin e licencës së transmetimit”, shkruan gazeta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.