Në vend të 20-të për ekonomi dhe biznes. Gjermanët, notë ngelëse për Shqipërinë

Postuar në 12 Prill, 2016 15:51

Notë negative për Shqipërinë në klimën e biznesit dhe në ekonomi edhe nga një partner i shumëkërkuar si Gjermania. “Faktorët që kanë përkeqësim janë administrata publike, parashikueshmëria e politikave ekonomike, siguria ligjore, transparenca në tendera dhe korrupsioni”, tha sot Rolf Castro Vasques, President i DIHA-s, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë. Pala gjermane ka bërë edhe një vlerësim që e nxjerr Shqipërinë në vend të 20-të, duke lënë pas vetëm Kosovën. ç farë e bën kaq të dallueshme për keq vendin tonë nga vende të tjera?

Problemet nëse u besojmë gjermanëve të DIHA-s janë me karakter politik. “Ajo që na bie në sy është që në vendet e tjera kemi pika kontakti të pandryshuara ndër vite. Ndryshimet në qeveri nuk kanë asnjë ndikim dhe ata vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre. Do të donim të konstatonim që punonjësit në ministri të kenë mundësi të thonë mendimin e tyre. Dhe dy gjëra, shteti i së drejtës për të cilin jemi të ndërgjegjshëm dhe sa u përket taksave, bizneset gjermane që operojnë në Shqipëri thonë se kur bëhet fjalë për biznese të huaja kontrollohen më shumë se 20 herë në vit nga tatim-taksat”, sqaron Rolf Castro Vasques.

Njësoj si me turistët edhe biznesi e përhap shpejt fjalën e keqe, ndaj këtu do parë edhe një përgjigje e pyetjes se përse nuk vijnë investitorë të huaj në Shqipëri.

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.